Fuqia e gjuhëve qëndron në urat më të fortifikuara që përmes tyre ndërtojmë, për t’u lidhur me kulturat e vendeve të ndryshme dhe për të qenë bashkë dhe të afërt brenda familjes së madhe europiane.
Në shkollën tonë, nën udhëheqjen e mësuesve të gjuhëve të huaja u prezantua një projekt festiv dhe përurues.
Në larminë e numrave artistikë kënga “What a Wonderful World” mbylli aktivitetin,
dhe… po, të gjithë pas aktivitetit kuptuam se sa e mrekullueshme është bota, kur kujdesemi, i mësojmë, i mbajmë gjallë e i trashëgojmë gjuhët, me të cilat veshim mendimet tona për të përcjellë dashurinë, respektin dhe përkujdesjen ndaj vetes, familjes, shoqërisë dhe botës që na rrethon.