Çdo gjuhë është një pasuri, një urë që lidh kultura, histori dhe njerëz të ndryshëm.

Në kuadër të kësaj dite, nxënësit e shkollës sonë në bashkëpunim me mësuesit e gjuhëve të huaja sollën një aktivet sensibilizues mbi rëndësinë, njohjen dhe ruajtjen e gjuhëve europiane, si mundësia më e mirë për Integrimin Evropian.

Nxënësit perceptuan këtë aktivitet si një hapësirë plot ngjyra, këngë, interpretime, kuriozitete dhe një ekspozitë të veçantë kushtuar gjuhëve europiane.

Çfarë do të gjeni aty?

📘 Libra e lojëra në gjuhë të ndryshme që hapin dritare të reja mbi botën.

📚 Thënie frymëzuese mbi bukurinë e gjuhëve.

💬 Fakte dhe kuriozitete interesante mbi mënyrën si gjuhët ndikojnë tek identiteti ynë.

Kjo ditë është një kujtesë se sa e rëndësishme është të mësojmë gjuhë të reja, jo vetëm për komunikim, por edhe për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar ura miqësie e bashkëpunimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU