Në kuadër të kësaj jave shkolla “Ibrahim Kodra” pati organizimet e saj.

Nga data 23-27 shtator, u zhvilluan aktivitete sensibilizuese për promovimin e vlerave që ka sporti për një jetë më të shëndetshme.

Energjia e jashtëzakonshme e nxënësve tanë sportdashës, nën drjetimin e mësuesve të edukimit fizik zhvilluan aktivitete sportive të disiplinave të ndryshme.

Programi i kësaj jave ishte:

23. 09. 2024 disiplina Pingpong.

23. 09. 2024 disiplina Shah

24. 09. 2024 disiplina Volejboll

25. 09. 2024 disiplina Basketboll

26. 09. 2024 disiplina Futboll

27.09. 2024 displina Lojëra lëvizore popullore (tradicionale)

Adrenalina e sportistëve të vegjël e të rinj ndezi mjediset sportive të shkollës dhe nxënësve të tjerë spektatorë gjatë këtyre ditëve.

Të nxisim dashurinë për sportin dhe të sensibilizojmë tek secili, se në përdishmërinë tonë duhet patjetër t’i kushtojmë rëndësinë e duhur aktivitetit fizik, si një rregullator shumë i mirë për të gjjthë mbarëvajtjen e gjendjes shëndetësore, psikologjike dhe veprimtarive të tjera të përditshme.

– Ji aktiv!

– Merru me sport!

– Kujdesu për shëndetin përmes sportit! – – Jepi jetës dinamikë sportive!

Këto thirrje, qenë qëllimi i aktiviteteve tona të zhvilluara gjatë kësaj jave.

Shkolla Jopublike “Ibrahim Kodra”

Shtator 2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU
Regjistrimet në kopshtin "Ibrahim Kodra" për vitin 2024-2025 kanë filluar!