Qeveria e Nxënësve është zëri ynë i përbashkët.

Vendi ku idetë tona marrin jetë dhe ku ne mësojmë të jemi lider të së ardhmes.

Nuk kemi të bëjmë thjesht me një grup nxënësish me detyra, por një ekip që punon për të sjellë ide, projekte, iniciativa sociale, ndryshim.

“Mësojmë të bashkëpunojmë, të marrim përgjegjësi dhe të japim shembull me vepra dhe jo vetëm me fjalë nën vlerat e demokracisë, të respektit dhe të solidaritetit.”

Është kjo një nga motot e këtij grupimi,

sepse të jesh pjesë e Qeverisë së Nxënësve do të thotë të besosh se çdo ide e vogël mund të sjellë një ndryshim të madh.

Dhe ne jemi këtu. Të bashkuar, të motivuar dhe gati për ta bërë shkollën tonë një vend më të mirë për të gjithë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU