Shkolla “Ibrahim Kodra” ka hapur regjistrimet për vitin e ardhshëm shkollor 2017-2018.

  • Në klasën e 10-të numri i nxënës që do të pranohen është i kufizuar, sepse në parimët tona ka një raport të drejtë mes sasisë dhe cilësisë.
  • Për klasat e 11-ta dhe 12-ta mund të pranohen nxënës të transferuar nga shkolla të tjera vetëm kur ka vende të lira në klasat tona ekzistuese.
  • Shkolla pranon vetëm nxënësit që plotësojnë kriteret e paracaktuar të përzgjedhjes.
  • Nxënësit me probleme sjelljeje ardhur nga shkolla të tjera nuk mund të pranohen në shkollën tonë.
  • Takimet informuese me drejtuesit e shkollës mund të kryhen çdo ditë të javës nga ora 08.00 në 14.00 në mjediset e shkollës.

Kriteret për regjistrim

Nxënësit që do të nisin klasën e 9-të, 10-të, 11-të, 12-të , duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të kenë mesatare mbi 8,5 në shkollat ku kanë mësuar.
  • Të mos kenë patur probleme disiplinore.
  • Shkolla nuk aplikon konkursin paraprak për pranim , por respekton arritjet e nxënësit duke i dhënë mundësi të provojë ato rezultate gjatë 3 mujorit të parë në shkollë.
  • Nxënësit që dëshirojnë të mësojnë në shkollën tonë mund të plotësojnë paraprakisht formularin online që paraqitet në menunë NJOFTIME.
  • Një ekip mësuesish zhvillon një intervistë me çdo nxënës për të njohur më mirë motivimin dhe prirjet e tij. (nëse dëshirojnë, gjatë bisedës mund të marrin më tepër informacione për shkollën.
  • Shkolla ofron bursa të plota dhe të pjesëshme në varësi të rezultateve në masën 20% të numrit të përgjithshëm të nxënësve
  • Për çdo informacion tjetër ju lutemi të kontaktoni zyrën e burimit të informacionit te shkollës në nr.e 0694053567

Dokumentacioni

  • Deftesa e mbarimit të klasës së 9-të
  • Certifikatë lindjeje personale me fotografi

Formulari i aplikimit

Klikoni ketu për të shkarkuar formularin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU
Regjistrimet në kopshtin "Ibrahim Kodra" për vitin 2024-2025 kanë filluar!