“Ata zgjodhën rrugën më pak të shkelur. Kjo bëri diferencën.” (Robert Frost)

6 MEDALJE TË ARTA në drejtim të gjimnazit jopublik “Ibrahim Kodra” për 6 maturantët si

🏅 ALTEA THËRMIA

🏅 ANGELIKI LAGJI

🏅 FLAVIO MEHAJ

🏅 GIULIA XHUMRA

🏅 GLEN MARKU

🏅 MEGI SHAHINI

Me motivacionin, “Për arritje të shkëlqyera në arsimin e mesëm të lartë”, këta maturantë u nderuan mes më të mirëve të Shqipërisë!

Ky vlerësim është shpërblim për punën e palodhur, përkushtimin dhe besimin në vetvete.

Është dëshmi e formimit të tyre të fortë akademik.

Është rezultat i disiplinës përpara lehtësisë dhe qëndrueshmërinë përpara dorëzimit.

Medalja e Artë për ju është simbol nderi, dhe një fitore e merituar e dijes dhe karakterit.

Arritjet tuaja janë krenari për familjet, mësuesit dhe për shkollën tonë.

Ju jeni dëshmia më e bukur se përpjekja e ndershme sjell rezultate të jashtëzakonshme.

Ecni përpara me guxim, sepse kjo fitore përveç se frymëzim, është vetëm fillimi i një suksesi edhe më të madh!

Urime për maturantët tanë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU