Krenari për Gjimnazin “Ibrahim Kodra”

Me përfundimin e Fazës II të Olimpiadave Kombëtare, nxënësit e Gjimnazit “Ibrahim Kodra” dëshmuan se puna, pasioni dhe këmbëngulja orientojnë gjithmonë drejt suksesit.

Rezultatet e shkëlqyera në matematikë, fizikë, kimi, biologji dhe letërsi janë një pasqyrë e përkushtimit të tyre dhe e dashurisë për dijen.

Këta nxënës janë krenaria jonë dhe dëshmia më e bukur e vlerave që kultivohen çdo ditë në shkollën tonë.

U urojmë suksese të mëtejshme në fazën e tretë, me besimin se tashmë e dini se rruga e dijes, vullneti dhe përkushtimi, kur bëhën bashkë, gjithmonë vulosin arritje edhe më të mëdha.

Urime yjeve tanë, të cilët ndriçojnë në qiellin e qytetit dhe presin të ndriçojnë edhe një qiellin kombëtar e pse jo edhe më tej!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU