Çmimi i Parë
për Gjimnazin “Ibrahim Kodra”
Me shumë krenari ndajmë me ju një arritje të veçantë:
Shfaqja jonë “Gabimi nuk është fundi” u vlerësua me Çmimin e Parë në festivalin Epidamnus në bashkëçunim me ZVA Durrës, mes gjimnazeve të qytetit të Durrësit.
Shfaqja “Gabimi nuk është fundi” përcolli një mesazh të fortë dhe të ndjerë:
se gabimet nuk na përcaktojnë, por na mësojnë… dhe na japin forcën për t’u ngritur më të fortë.
Kjo fitore është fryt i punës, përkushtimit dhe shpirtit të nxënësve tanë, që e sollën në skenë këtë shfaqje me ndjeshmëri, guxim dhe gjuhën e artit.
Mirënjohje për të gjithë ata që besuan, mbështetën dhe kontribuuan në këtë rrugëtim të bukur.
Krenarë për këtë sukses.
Të lumtur për këtë moment. ![]()



