Ne daten 15 dhjetor, u zhvillua me shume sukses, madje me mire se e kishim parashikuar, duke qene se ishte hera e pare qe organizuam nje aktivitet te tille, gara miqesore e matematikes me nxenesit e klasave 9,10,11.
Idea ishte qe nxenesit e talentuar dhe te pasionuar ne matematike te zgjedhuar nga shkolla te ndryshme te njiheshin me ushtrimet e olimpiadave, te njiheshin me njeri tjetrin si dhe te ndertohej nje bashkepunim mes mesuesve per pregatitjen per olimpiadat “zyrtare” te matematikes.
Shkollat qe moren pjese ne gare ishin “Leonik Tomeo”, “Ibrahim Kodra”, Vincens Prendushi”, Durres dhe “Babe Dude Karbunara” “Irfan Gjeqari”, Berat, gjithsej rreth 100 nxenes.
Gara u zhvillua ne shkollen e mesme “Ibrahim Kodra”, Durres dhe per kete dua te falenderoj drejtorin e shkolles, Jashar Arrza per mikpritjen.
Testet qe u hartuan nga Prof. Dr. Valentina Sinaj dhe Dr. Robert Kosova perbeheshin nga 12 ushtrime me alternativa me 5 pike secili si dhe 4 problema me nga 10 pike, nga gjeometria, gjithsej 100 pike.
Gara zgjati 2 ore, nga ora 11 deri ne oren 1.
Ne perfundim te gares, mikpritesit afruan nje bufe te lehte per nxenesit pjesmarres.
U nderuan te gjithe nxenesit me certifikata pjesmarrjeje si dhe
me te miret me cmime te para, te dyta dhe te treta.
Cmimi i pare u dha per nxenesit me me shume se 85 pike, cmimi i dyte per nxenesit me me shume se 75 pike, dhe cmimi i trete per nxenesit me më shume se 65 pike.
Eshte interesante fakti se nxenesit e Durresit fituan 9 cmime kurse nxenesit e Beratit 8 cmime.
Si bashkeorganizator i gares dua te falenderoj prof. Murat Dervishin dhe prof. Arben Reka per ndihmen e cmuar si kolege me njohje shume te mire te olimpiadave te matematikes si dhe drejtorin dhe n/drejtoreshen e shkolles “Leonik Tomeo”, Tomorr Agalliu dhe Shqipe Xhaferri, n/drejtorin dhe mesuesin e shkolles “Babe Dude Karbunara” Berat, Gjergji Angjeliu dhe Nazmi Danellari.
Nje perfundim i gezuar eshte se nxenesit kishin punuar shume mire me ushtrimet e rekomanduara, me arshivat e olimpiadave te shkuara dhe kishin dije mbi nivelin e kurrikules se sotme, gje e domosdoshme kjo per ta.
Pergezime nxenesve durrsake Aerd Macaj, Tedi Kallco, Irvana Mali, Megi Reka, Klajdi Gazidede, Enrik Pecnikaj, Olti Shera, Tedi Reka, Ledio Tabaku, si dhe nxenesve beratas Koco Fani, Sedion Cuci, Ester Ziu, Zin Veleshnja, Eljo Muzhaka, Lidia Qama, Hysnela Saraci, Nikola Xhimitiku, etj.
Gara e dyte do te zhvillohet ne Berat, ne fund te shkurtit.
Nje perfundim tjeter eshte se pasioni dhe zelli i nxenesve nuk gjen asnje mbeshtetje institucionale.
Se pari, shkollat duhet te krijojne dhe te mirembajne arshivat e olimpiadave te shkuara, fituesit dhe ushtrimet. Shkollat qe kane faqe interneti duhet te kene nje rubrike per Olimpiadat, ose te kene nje kend ne shkolle per nxenesit e talentuar.
DAR-et duhet te kene te gjithe materialet e shkollave ne vite, jo vetem te aktiviteteve foklorike dhe kulturore, por dhe ato shkencore, olimpiadat etj.
Per kujtese, ne Shqiperi Olimpiadat e matematikes kane filluar te zhvillohen qe nga viti 1980, te drejtuara nga profesori i paharruar Agim Karcanaj, si dhe gjeni te tjere te matematikes shqiptare profesor Agim Bardulla, Edmond Pisha, etj.
Eshte nje Histori e rendesishme pune dhe suksesi qe duket shume pak dhe ajo qe duket eshte rezultat i punes personale te disa kolegeve te talentuar dhe punetore.
Une do te vleresoja disa libra shume te mire per Olimpadat e matematikes si librat e profesor Fatmir Hoxha, Fatos Kopliku si dhe mesuesve Myzemil Osmani, Nikolla Perdhiku, etj.
Gara te tilla miqesore jane shume te kendshme per nxenesit, sidomos kur ato kombinohen me udhetimin dhe eskursionin ne nje qytet tjeter. Ne nje periudhe me te pershtatshme dhe mot me te mire nxenesit qe udhetuan nga Berati do te kishin kohe te shihnin Amfiteatrin, Muzeun Historik, etj, kurse ne Berat nxenesit e Durresit do te shohin shume si lagjet e vjetra, muzeun Onufri, muzeun Etnografik, etj.
Dhe me siguri nje dite do te shkojme ne Tetove, Prishtine, Prage, Berlin, pse jo…
Gjera shume te mira u ndodhin gjithmone dhe shpesh atyre qe perpiqen dhe punojne per gjera te mira. Dhe nxenesit tane te talentuar do te shperblehen per punen dhe talentin e tyre.
Suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU