Kjo shprehje kuptimplotë e gruas më të përkushtuar ndaj humanizmit, me rastin e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, u bë moto dhe frymëzim për një grup nxënësish nga klasa VII të shkollës “Ibrahim Kodra”.

Sot ata, me iniciativën dhe idenë e tyre, zgjodhën të urojnë pikërisht, personelin mjekësor femëror të Repartit të Infektivit në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe gratë e infektuara me Covid-19, që ndodhen nën kujdesin mjekësor në këtë spital.

Lule dhe falenderime nga nxënësit tanë për bluzat e bardha dhe pacientet gra që marrin shërbimin mjekësor në atë repart, të cilat përballen me sfidat dhe vëshirësitë e kësaj lufte pandemike. Ajo dashuri e dëshmuar nga djemtë tanë ishtë si një terapi më shumë për të motivuar kapërcimin më lehtë dhe sa më parë të kësaj sëmundjeje!

“Çdo grua është heroinë, por ju jeni heroinat e këtyre ditëve të vëshira që po kalojmë”

Ky ishte dedikimi që këta fëmijë u bashkangjitën buqetave me lule për këtë përsonel dhe pacientët e tyre!

Bravo grupi i klasës së shtatë, bashkë me prindërit tuaj që rrisin dhe edukojnë fëmijë si ju!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU