Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, nxënësit e klasës 12-B zhvilluan një veprimtari sensibilizuese me qëllim që të theksojnë rëndësinë e parandalimit, kontrollit të rregullt dhe mbështetjes për gratë që përballen me këtë sëmundje.

Në fjalën e tyre, nxënësit u shprehën:

“Ne i bashkohemi me zemër kësaj nisme për ta jetuar Tetorin si muajin e solidaritetit dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Ky muaj na kujton se parandalimi shpëton jetë dhe se zbulimi i hershëm bën diferencën.

✨️ Le të jemi pranë nënave, motrave, bashkëshorteve, bijave dhe mikeve tona duke i inkurajuar të kujdesen për shëndetin e tyre çdo ditë.

Sepse një grua e shëndetshme do të thotë një familje e lumtur dhe një familje e lumtur do të thotë një shoqëri e shëndetshme.”

✨️ Nëpërmjet kësaj nisme, shkolla jonë mbështet çdo përpjekje që nxit kujdesin, solidaritetin dhe shpresën duke i qëndruar pranë çdo gruaje me dashuri, forcë dhe respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU