Shkolla Jopublike “Ibrahim Kodra” ka gjithashtu edhe ciklin 9-vjecar të studimeve.
Të gjithë veprimtaritë mësimore edukative për këtë cikël studimi janë të miratuara me LICENCEN : LN-1375-06-2015
Nivelet e Arsimit Bazë që ofrohen janë cikli i ulët dhe cilki 9-vjecar me kohëzgjatje 9 vjet.
Në këto cikle studimi pranohen: për të klasë të parë nxënësit që kanë kryer ciklin parashkollor dhe në klasat e mësipërme, nxënësit që kanë ndjekur rregullisht mësimin në klasat paraardhëse të arsimit bazë.
Shkolla jonë hap rregjistrimet per te gjitha klasat.
Dokumentet e pranimit në shkollë janë:
Klasa I-III
- Një certifikatë familiare
- Certifikata e lindjes e femijës
- Një foto passporte
- Një foto bust
- Një foto në mënyrë elektronike (Në e-mailin e shkollës)
- Vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetsore
- Vërtetim vendbanimi
- Vërtetimi i ndjekjes së kopshtit sipas grupeve, i firmosur nga drejtoria e kopshtit. (nëse ka)
- Në raste të vecanta, kur prindi dëshiron të regjistrojë fëmijën në klasën e parë, por nuk disponon vërtetimin e vaksinimeve, veprohet si në rastet analoge me kopshtet.
Klasa IV-XII
- Dëftesa e mbarimit të klasës së III-të
- Certifikatë lindje (Gjendja civile)
- Vërtetim shpërngulieje nga shkolla që vjen
Veç këtyre stafi i shkollës do të zhvillojë një intervistë me çdo nxënës, shoqëruar nga pridërit, për të njohur më mirë motivimin dhe prirjet e tij.
Mësimet zhvillohen në të bazë të planeve dhe programeve mësimore si dhe teksteve të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve.
Shkolla synon zhvillimin e mëtejshëm dhe përforcimin kompetencave për arsimin bazë.
Konsolidimin e individualitetit të çdo nxënësi dhe tërësinë e vlerave e të qëndrimeve.
Zgjerimin dhe thellimin në fusha të caktuara të dijes.
Evidentimin dhe nxitjen e aftësive të nxënsve të kësaj moshe
Në përfundim të çdo klase, nxënësi pajiset me dëftesë për klasën përkatëse.
Arsimi bazë përfundon me dhënien e Provimeve të Lirimit.
Dokumenti i përfundimit të Arsimit Bazë është deftesa e lirimit, e cila lëshohet nga shkolla me mbështetjen nga DAR-Durrës, pasi nxënësi është kalues në provimet e lirimit, të detyruara për Arsimin Bazë.
Kategorisë se nxënësve të shkëlqyer gjatë e viteve shkollore dhe mbylljes me sukses të Provimeve të Lirimit, shkolla u akordon të drejtën e mësimit falas si dhe stimuj dhe lehtësira të tjera përgjatë studimeve në nivelin Gjmnaz.