M.Sc. Erjona Pica (Mësuese e gjuhës angleze)
Lindur në Durrës, ka kryer shkollën e mesme në gjimnazin “Naim Frashëri”, profili shkencor. Në vitin 2010 përfundoi studimet e nivelit Bachelor në degën “Përkthim e Interpretim” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të huaja.
Në vitin 2012 përfundoi studimet e nivelit Master Shkencor në degën “Përkthim tekniko-letrar dhe Interpretim konference” si një prej studentëve të ekselencës, me vlerësim diplome 10/10 e mesatare 9,7. Në vijim të kërkimit shkencor të nisur me temën e diplomës në nivelin Master Shkencor, botoi kërkimin e saj me titull “Analizë e thelluar e përkthimit të romanit ‘Saga e Forsajtëve’, Vëllimi i parë, Përkthyer nga Vedat Kokona”.
Në vitin 2018 përfundoi studimet e nivelit Master Profesional në degën “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze”, në Universitetin Aleksandër Moisiu, Durrës, Fakulteti i Gjuhëve të huaja, me vlerësim diplome 10/10.
Ka përvojë disa vjeçare në mësimdhënien e gjuhës angleze në klasat e arsimit fillor, 9-vjeçar, të lartë, si dhe në qendra të licensuara të gjuhëve të huaja. Gjithashtu ka përvojë pune si: përkthyese e interprete e gjuhës angleze e italiane; përfaqësuese e koordinatore e zyrës së marrëdhënieve me jashtë në një nga universitetet private në Tiranë; lektore e lëndës së leksikologjisë së gjuhës angleze, e gjuhës angleze si gjuhë e huaj e parë (EFL), e shkrimit akademik etj.
Cikel i Ulet (CU) – Sara Balaj lindur ne qytetin e Durresit me 01.11.1996. Ka perfunduar shkollen e mesme te pergjithshme “Naim Frasheri”, Durres. Ka ndjekur dhe perfunduar studimet Bachelor ne programin e studimit “Mesuesi Per Arsimin Fillor”, Fakulteti i Edukimit ne Universitetin “Aleksander Moisiu”, Durres. Aktualisht vazhdon masterin profesional per “Mesuesi Per Arsimin Fillor” prane ketij universiteti. Ka njohuri te mira ne gjuhen angleze dhe aftesi te mira kompjuterike. Qe prej ketij viti eshte pjese e stafit te shkolles “Ibrahim Kodra” si asistent mesuese e klases se pare.
LORENA HIDRI
Pozicionohet ne vendin e nendrejtores te ciklit 9-vjecar prane shkolles “Ibrahim Kodra”.Ka mbaruar shkollen e mesme te pergjithshme ”Naim Frasheri ”Durres.Studimet e larta I kreu ne Universitetin e Tiranes,ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise ne degen Gjuhe dhe Letersi nga ku mer titullin ”Mesuese per shkollat e mesme”.Fill pas diplomimit filloi pune si mesuese ne nje nga shkollat 9-vjecare te qytetit e me pas u pozicionua si nendrejtore prane dy shkollave te tjera.Fale pervojes profesionale te fituar prej me shume se dhjete vitesh, gezon titullin “Mesues specialist”.Ka mbrojtur gjuhen angleze prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja dhe eshte njohese shume e mire e gjuhes italiane.Eshte certifikuar nga DAR Durres si Korrigjuese e Provimeve Kombetare.Gjithashtu ka qene pjesmarrese si Administratore me pas si Pergjegjese e Administrimit te Provimeve Kombetare te Arsimit Baze si dhe Perfaqsuese e DAR Durres ne keto Provime.Ka ndjekur trajnime te ndryshme ku ne fokus jane temat e edukimit,te mesimdhenies e mesimnxenies. Po ashtu ka qene pjesemarrese ne disa Konferenca Kombetare e Nderkombetare me tematika:Udhekryqet e gjuheve te huaja”,Kuadri I perbashket Europian I References:Mesimdhenia,Mesimnxenia dhe Vleresimi si dhe “Shteti,shoqeria dhe ligji:Shqiperia 25 vjet nga ndyshimimi I sistemit”.
Cikel i Ulet (CU) – Elsa Baro (Kajoshi)
Lindur ne Durres me 17.07.1969. Ka perfunduar shkollen e mesme ne gjimnazin “16 Shtatori), ne Shijak ne vitet 1983-1987. Studimet e larta i ka perfunduar me 1990 ne Universitetin e Shkodres ne fakultetin e ciklit te ulet. Ka perfunduar masterin shkencor “Menaxhim supervizim ne arsim” ne vitet 2012-2014 ne Universitetin “Aleksander Moisiu”, Durres. Ka nje karriere 30 vjecare ne arsim qe daton me 1 shtator 1990. Ka punuar ne shkolla te ndryshme publike si: “Bajram Curri”, “Marie Kaculini”, “Maliq Muco”, etj. Njeh mire gjuhen angleze dhe shume mire gjuhen italiane. Eshte trajnuar nder vite dhe eshte njohur me te gjitha te rejat ne sistemin arsimor parauniversitar. Njeh dhe perdor metodat kompjuterike te cilat i perdor gjate procesit te mesimdhenies. Bashkepunon me organizata humanitare ne “Kryqi i Kuq” me te cilet organizon bashkepunime dhe aktivitete te pershtatshme per femijet e kesaj moshe. Sot eshte pjese e stafit te shkolles jopublike “Ibrahim Kodra”.

MIRELA MEKA ZEMANI – Cikel i ulet(CU) . Lindur me 06.11.1974. Ka perfunduar shkollen e mesme te pergjithshme ne gjimnazin “Naim Frasheri”,Durres ne vitin 1993. Studimet e larta i ka perfunduar ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”,Shkoder ne vitin 1997. Masterin Profesional
Ditaktik e ka perfunduar ne Universitetin “Aleksander Moisiu”,Durres ne vitin 2011-2013. Ka 23 vite pune ne arsim si mesuese e ciklit fillor ne shkollen 9-vjecare “Nene Tereza”. Njeh shume mire gjuhen angleze. Eshte trajnuar nder vite si dhe pjesemarrese ne reçensen e librit
per kurrikulen e re ne vitin 2015. Ne vitin 2018 i jepet certifikata me motivacionin:”Per kontribut te cmuar ne fushen e arsimit”. Sot eshte pjese e stafit te shkolles jopublike “Ibrahim Kodra” ne profilin Cikli Filllor.

Klesta Ballabani eshte pjese e stafit pedagogjik te gjimnazit te pergjithshem jo publik “Ibrahim Kodra”. Ajo pozicionohet ne rolin e mesueses se lendes se matematikes. Ajo eshte lindur dhe rritur ne qytetin e Gramshit. Ka mbaruar shkollen e mesme ne gjimnazin ” Shefqet Guzi” , Gramsh me nje mesatare 10.00. Ne vitin 2016 mbaron studimet bachelor ne degen Matematike, Fakulteti i Shkencave te Natyres , UT me rezultate te shkelqyera, dhe ne vitin 2018 mbyll studimet 2 vjecare ne degen Master Shkencor ne Matematik. Eshte njohese shume e mire e gjuheve te huaja si gjuha Angleze dhe Italiane.

MIRSADA TALLUSHI – eshte pjese e stafit pedagogjik te gjimnazit te pergjithshem jopublik “ Ibrahim Kodra “ . Ajo pozicionohet ne rolin e mesueses se gjuhes angleze . Ajo zoteron nje diplome ( Bachelor ne Gjuhe Angleze / profili “ Mesuesi) , Master Profesional ne profilin ( DIDAKTIKE ) ne Universitetin “Aleksander Moisiu “ Durres si dhe ka mbaruar master shkencor ne degen Gjuhe Angleze ne Universitetin e Tiranes . Ajo ka nje pervoje disavjeçare ne fushen e mesimdhenies se gjuhes angleze me metodat interaktive me bashkohore . Gjithashtu eshte mare me pergatitjen e provimeve ‘ Michigan Tests ‘, te ofruara nga CaMLA (licensuar nga MAS) , APTIS , IELTS etj . Ka frekuentuar dhe vazhdon te jete pjesemarrese ne trajnime dhe konferenca te cilat kane per qellim te eksplorojne mundesi te reja integruese ne mesimdhenien e gjuhes angleze . Njohese shume e mire e gjuhes italiane dhe gjuhes gjermane ne nivelin mire .

Xhevahir Tafçiu – Mesues Matematike.
Lindur më 20 / 09 / 1972 ne Diber. Ka perfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne Universitetin e Tiranes me rezultate shume te mira, me titull “Mesues i matematikes per shkollat e mesme”. Ka punuar per 9 vite ne shkollen e mesme te bashkuar ne Shenavlash te Durresit. Ka nje eksperjence shumevjecare ne fushen e mesimdhenies. Eshte anetar ne grupin “Paskal” te matematikes qe organizon per 25 vjet olimpiaden mbarekombetare te matematikes me pjesmarrje nga te gjitha trevat shqipetare.

Arjana Hoxhallari – Mesuese e Edukimit Fizik.
Lindur ne Elbasan me 1975 . Ka perfunduar studimet e mesme ne gjimnazin profesional “ Mjeshtria Sportive Durres “ , ne disiplinen “Atletikë”. Gjate viteve 1991-1992 ka qene kampione ne garen 1500-3000m, te zhvilluar ne Vlore. Ajo ka perfunduar studimet e larta bachelor ne “ Universitetin e Sporteve Tirane “ ne fakuletetin e “ Shkencave te Levizjes “ . Me pas ka perfunduar studimet master “ Mesuese e Edukimit Fizik” prane ketij universiteti.

MIRA DUZHA- Cikli i Ulet.
Lindur në Shkodër me 15.07.1970
Eshte diplomuar ne Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksander Xhuvani” Elbasan ne profilin ” Mësues i ciklit fillor” ne vitin 1991.
Karriera e saj si mesuese fillon ne rrethin e Lushnjes dhe vazhdon ne Durrës ku ka punuar ne shkolla te ndryshme publike dhe jo publike në një periudhë kohore 29-vjecare
Ka marrë pjesë në Provimet Kombetare si Administratore Provimi(AP),Përgjegjese e Aministrimit te Provimit(PAP)si dhe (DAR)
Ka kryer trajnime te ndryshme për procesin e mësimedhenies.
Mban titullin “Mësuese mjeshtre” me Vlerësimin “Shumë mirë”
Tani është pjesë e stafit te shkolles “Ibrahim Kodra”

Safet Tare
Lindur më 25 .11 .1951 .
Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin Naim Frashëri Durrës.
Është diplomuar në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër në degën Matematikë Fizikë në vitin 1971
. Karriera e tij si mësues fillon në rrethin e Kukësit deri më 1976 dhe më tej në Durrës ku ka punuar në shkollat e zonave Ishëm, Maminas , Shijak si dhe në qytetin e Durrësit në ciklin e mesëm të ulët e të lartë . Për shumë vite ka drejtuar punën metodike në zonat Ishëm e Shijak si dhe ka qenë lektor me mësuesit e CU në zbatim të matematikës së K. Dedejt.
Ka kryer trajnime dhe kursin për arsimin gjithëpërfshirës
Eshtë perfshirë për disa vite ndër 10 mesuesit më të mirë të rrethit dhe është përzgjedhur “Mesues i Vitit “ më 2011.
Eshtë angazhuar në komisionet e administrimit dhe kontrollit te provimit te klasave te nënta.Tani eshtë pjesë e stafit të shkollës “Ibrahim Kodra “.

Gjermanisht-Megi Sotiri është pjesë e stafit pedagogjik të gjimnazit të përgjithshëm jopublik “Ibrahim Kodra”.
Megi ka kryer studimet e larta ne vitin 2014-2017 ne Fakultetin e Gjuhëve të huaja, dega Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim gjermanishtfolës dhe studimet Master profesional ne Didaktikë.
Në vitin 2017 ,në Gjermani ka ndjekur studimet e gjuhës gjermane në nivelet C1/C2.
Pjesë e këtyre studimeve ka qene dhe një program trajnimi për fëmijë në ndihmë të tyre për mësimin e gjuhës gjermane.
Pas kësaj faze studimi gjatë vitit 2018 Megi kreu praktikat mësimore si mësuese asistente pranë “Interaktiv Schule, Sport und Soziales” në Düsseldorf, Gjermani.
Ka një përvojë pune 3 vjeçare në fushën e mësimdhënies së gjuhës gjermane në shkolla dhe Qendra të gjuhëve të huaja ku ka udhëhequr përgatitjen e provimeve “Goethe, Telc, ÖSD” etj.
Është njohëse shumë e mirë e gjuhëve angleze, italiane dhe spanjolle.
Aspiron frymë bashkëpunuese në mjediset e klasës dhe stafit të mësuesve.

Alma Laçi
Është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “Ibrahim Kodra”
Ka përfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, Dega Fizikë në vitet 1991-1995, ku diplomohet “Mesuese e fizikës për shkollat e mesme”.
Ka një eksperiencë prej 25 vitesh në arsim dhe prej 15 vitesh në gjimnazin “Naim Frashëri”, Durrës , ku dallohet për kontributin e saj në disa drejtime:
- Pregatitje të nxënësve për Maturën Shtetërore, rezultate maksimale.
- Përgatitje të nxënësve për olimpiadën kombëtare të fizikës me nxënës fitues në vendet I,II,III.
- Hartuese e moduleve lëndore; “Optikë Gjeomerike” dhe “Mirëmbajtje banesash” përdorur si lëndë me zgjedhje të lirë në gjimnaz.
Në vitin 2018 kualifikohet me rezultatin “Shkëlqyeshëm” dhe fiton titullin “Mësues Mjeshtër”
Zotëron njohuri dhe aftësi në përdorimin e metodave interakitve, sipas interesave dhe e dëshirave të nxënësve, për një proces mësimdhënie-nxënie, në mënyrë krijuese e cilësore.
Moto e saj është:
Përkushtim, pasion, profesionalizëm.

Ermira Guleksi është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës ” Ibrahim Kodra”.
Ajo ka mbaruar studimet e larta në vitin 1987 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dega Biologji dhe Kimi, duke u diplomuar me titullin ” Mësuese për shkollën e mesme”.
Ka një përvojë 30 vjeçare në fushën e mësimdhënies, në disa nga gjimnazet më të mira të rrethit Durrës.
Me dëshirën e mirë për mbarëvajtjen mësimore, mësuese Mira ka aftësi të nxisë dashurinë e nxënësve për lëndën humane siç është Biologjia.

HASAN KATA- MESUES INFORMATIKE
Lindur më 19 / 11 / 1991 ne Dibër.
Ne vitet 2010-2013- ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti Tiranës me rezultate shumë te mira.
2013-2015 ka përfunduar studimet master në Universitetin e Tiranës, Fakulteti I Shkencave të Natyrës me rezultate shumë të mira me titull “Mësues matematike për arsimin e mesëm të larte”.
Ne vitet 2014-2016 ka kryer studimet master në Institutin Kanadez të Teknologjisë në degën e Inxhinierisë kompjuterike. Folës i gjuhës angleze dhe i gjuhës turke për të cilat zotëron certifikatat përkatëse të mbrojtjes (TOEFL dhe INTERNATIONAL TURKISH TEST).

Dr. Olta Nexhipi që nga viti 2010 e në vijim është lektore në Departamentin e Menaxhimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Njëkohësisht përgjegjëse e Departamentit që nga viti 2016 e në vijim. Mbulon specialitetet e fushës Menaxhim.
Ajo është diplomuar në Universitetin e “New York” për Menaxhim Biznesi (2006). MSc për Menaxhim Marketing në programin e Universitetit Kurtboch të ofruar nga Universiteti i “New York” në Tiranë (2009). Mban titullin Doktore në Shkenca Ekonomike (2015).
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e Menaxheres në “MZ-Fashion” (2006-2007), më vonë ka qenë e punësuar në kompanin “Flash-Service AlbStone” në pozicionin e menaxheres së Marketingut (2008-2009).
Dr. Olta Nexhipi është autore dhe bashkë-autore e më shumë se dhjetra publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka eskperienca mësimdhënieje në universitete vendase dhe të huaja si; Universiteti “A.Xhuvani”, “Akademia e Biznesit”, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, Sofie, Bullgari. Që nga viti 2017 është pjesë e stafit të shkollës „I.Kodra”.

M
Maria Furxhi është pjesë e stafit pedagogjik të gjimnazit të përgjithshëm jopublik “Ibrahim Kodra” që prej janarit të vitit 2021.
• 2011-2014 Maria kreu studimet universitare dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në degën Histori.
•2014-2016 Vijoi studimet Master Profesional në po të njëjtin fakultet, ku u diplomua me rezultate të larta dhe u profilizua si mësuese historie për shkollat e mesme.
•2016-2017 Kreu me sukses praktikën mësimore 1 vjecare pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Gjergj Kastrioti”, ku u vlerësua maksimalisht për metodikën mësimdhënëse.
•2017 Maria pëmbylli procesin e licensimt për ushtrimin e profesionit të mësuesit me vlerësim shumë të mirë.
Përveç studimeve të njëpasnjëshme Maria është njohëse shumë e mirë e gjuhës italiane, franceze dhe angleze, përmes së cilave operon për kërkime, informacione dhe artikuj në shërbim të plotësimit të informacionit mbi temat historike.
Gjithashtu Maria dëshmon aftësi të mira në programe të ndryshme kompjuterike si Word, Power point, Moviemaker, Excel, Trinis (program turizmi).
Natyra e saj korrekte dhe e ngrohtë njëkohësisht, favorizon krijimin e një mjedisi mbështetës dhe bashkëpunues mes nxënësve të saj, duke e bërë historinë një lëndë të dashur për ta.

Gjeografi – EJONA LIKA është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës jopublike “Ibrahim Kodra” që prej muajit janar 2021. Ajo ka ndjekur këto studime:
-Studimet Bachelor në vitin 2007-2010 në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës, dega “Gjeografi”.
-Në vitin 2010-2012 ka kryer Masterin Shkencor nën temën “Gjeoinformacioni i Trashëgimisë Kulturore të qytetit të Durrësit” po në Universitetin e Tiranës.
-Në vitin 2016-2018 mori titullin “mësuese e ciklit të ulët dhe të mesëm” pasi përfundoi Masterin Profesional në Fakultetin e Edukimit dhe të Filologjisë në Universitetin Fan S.Noli, Korçë.
Ejona,pasi ka përfunduar me sukses një vit stazh pranë shkollës “Qemal Mici”, është liçencuar për kryerjen e ushtrimit të profesionit si mësuese. Ka punuar në disa shkolla publike dhe jo publike si “Katund-Sukth” ,“Turgut Ozal”, “Mihal Ekonomi”, etj duke përfituar një përvojë shumë të mirë në mësimdhënie si dhe në një komunikim shumë të mirë me prindërit dhe stafet pedagogjike ku ka punuar. Ejona është njohëse e gjuhës angleze në nivelin “shumë mirë”dhe gjithashtu asaj italiane. Gëzon aftësi kompjuterike në programe të ndryshme si psh në krijimin e hartave gjeografike përmes programit GIS (geographic information system)! Ajo ka përkushtim maksimal në punë, përpikmëri dhe korrektësi në arritjen e qëllimeve, si dhe impenjim maksimal që nxënësit e saj të arrijnë më të mirën e tyre.

Ledia Rama ( Kovaçi )
Është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “ Ibrahim Kodra “.
Lindur dhe rritur në qytetin e Durrësit, Ledia ka hedhur hapat e para të arsimimit të saj pranë shkollës 8-vjeçare ‘’Nako Spiru’’,për të vijuar në shkollën e mesme ‘’Naim Frashëri’’. Më pas përfundon studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, Dega Biologji-Kimi në vitet 1989-1993 ku diplomohet “ Mësuese e Biologjisë dhe Kimisë për shkollat e mesme “.
Karriera e saj e punës mbi 27 vjeçare starton në vitin 1993 deri në vitin 2005 ,duke u rikthyer, por tashmë si mësuese e kimisë, në gjimnazin “Naim Frashëri “ Durrës,periudhë në të cilën formohet profesionalisht, jep kontributin e saj në fushën e mësimdhënies/të nxënit, edukimit të shumë breza nxënësish. Ledian e karakterizon natyra bashkëpunuese,komunikimi korrekt,por dashamirës njëkohësisht si me kolegët,ashtu edhe me nxënësit dhe prindërit,duke gëzuar ndër vite respektin e tyre.
Nisur nga performanca dhe rezultatet e punës si mësuese,në vitin 2005 deri në vitin 2020, vijon kontributin e saj në fushën e arsimit, pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Durrës,pozicionuar si :
- Inspektore e Biologji-Kimisë (Sektori i Inspektimit )
- Përgjegjëse e Sektorit të IT
- Drejtoreshë e përkohshme e DAR Durrës
- Specialiste e Kurrikulës dhe Zhvillimit Profesional.
Gjatë kësaj periudhe,falë edhe pozicionimeve të sipërpërmendura, ka pasuruar anën profesionale përmes pjesëmarrjes dhe realizimeve të seminareve,trainimeve,konferencave kombëtare e ndërkombëtare,veprimtarive të shumta në fuksion të përmirësimit të metodave të mësimdhënies/të nxënit, si edhe të implementimit e zbatimit të kurrikulës së re shkollore.
Që prej vitit 2006 ka qenë pjesë e organizimit dhe menaxhimit të provimeve kombëtare si: Matura Shtetërore, Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë,Kualifikimi i Mësuesve etj.Ka dhënë kontributin e saj edhe si vlerësuese e testeve të kimisë së Maturës Shtetërore dhe të Olimpiadave Kombëtare.Eksperiencë e veçantë ka qenë organizimi dhe monitorimi i rrjeteve profesionale të mësuese të lëndëve të shkencave të natyrës,të AMU e AML të shkollave të rrethit.
Prej 7 vitesh ka fituar titullin ‘’Mësues Mjeshtër’’,me vlerësim ‘’Shumë Mirë’’.Zotëron njohuri të mira në anglisht,italisht e frëngjisht; aftësi në përdorimin e IT e metodave interaktive,për një proçes mësimdhënie/të nxëni sa më krijues, cilësor dhe bashkëkohor.
Për Ledian ‘’Mësuesi është misionar i dijes,edukator i brezit të ri,që zbaton ligjshmëritë arsimore,në harmoni me bindjet dhe veprimet e tij etike,humane,intelektuale dhe profesionale,në ndihmë të një arsimi cilësor bashkëkohor kombëtar’’.

Arlinda Kola lindur në Fushë-Krujë më 05.03.2000. Ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Shote Galica “, Fushë-Krujë. Ciklin e parë të studimeve Bachelor e ka ndjekur dhe përfunduar pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës , Fakulteti i Edukimit programi Mësuesi Për Arsimin Fillor . Aktualisht ndjek ciklin e dytë të studimeve Master në degën Didaktikë pranë po të njëjtit universitet . Gjatë ciklit të parë të studimeve të larta është angazhuar në qendra private si mësuese asistente në programet “After School”
Ka njohuri shumë të mira në gjuhën Angleze dhe në fushën e teknologjisë së Informacionit. Aktualisht është e punësuar si mësuese asistente e klasës së parë .

Kam lindur dhe jam rritur në qytetin e Korçës, ku edhe kam përfunduar studimet e larta në vitin 1995 në Fakultetin e Mësuesisë, në Universitetin “Fan S. Noli”.
Më pas kam punuar si mësuese dhe drejtuese në shkolla të ndryshme publike dhe jopublike të qytetit të Korçës dhe të Durrësit. Kam punuar edhe si gazetare e kryeredaktore në mediat lokale.
Në vitin 2019 mora kategorinë “Mjeshtër” me vlerësimin “Shumë Mirë”.
Zotëroj aftësi shumë të mira kompjuterike. Përdor shumë mirë paketën Office, punim faqesh dhe programe prezantimi. Përdor shumë mirë programet e editimit të materialeve audio dhe video, për qëllime mësimore – edukative.
Zotëroj gjuhët e huaja anglisht dhe italisht.
Kam aftësi shumë të mira komunikuese personale dhe të fituara gjatë përvojës sime si mësuese në Arsimin Fillor, si me fëmijët ashtu edhe me prindërit.
Përfshihem në zhvillimin cilësor të të gjitha marrëdhënieve brenda klasës, duke mbështetur dhe ndihmuar nxënësit të kenë sukses duke ua bërë shkollën më të këndshme, më bashkëpunuese dhe duke krijuar besim në forcat e tyre.
Jam vazhdimisht e përfshirë në veprimtari kualifikuese nga struktura shqiptare dhe ndërkombëtare.
Veproj me respekt, integritet dhe në mënyrë etike kudo që ndodhem, brenda dhe jashtë mjediseve të shkollës.

Valentina Traja është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “Ibrahim Kodra” si mësuese e lëndës së matematikës për arsimin e mesëm të ulët. Ka përfunduar studimet në ILP (Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan) në vitin 1984. Ka një eksperiencë mbi 30-vjeçare në arsim në rrethin e Durrësit nga të cilat 21 vite pune në shkollën 9-vjeçare “Nënë Tereza“. Mban titullin “Mësuese Mjeshtre”. Ka kryer trajnime të ndryshme në lidhje me metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe nxënies. Është angazhuar në organizimin dhe përgatitjen e nxënësve për Provimet e Lirimit dhe Olimpiadat Kombëtare të Matematikës. Në eksperiencën e saj shumë-vjeçare ka treguar gjithnjë përkushtim dhe pasion në punën me nxënësin.