Një konkurs që Universiteti EPOKA ftoi dhe bëri pjesëmarrës 53 të rinj nga gjimnaze të ndryshme nga i gjithë vendi.

👉Fokusi i këtij konkursi ishte të ftoheshin e të mirpriteshin idetë dhe inovacionet e reja, duke përqafuar frymën e “TUNG IDEVE” për të fuqizuar e frymëzuar brezin e ri në ndjekjen e sipërmarrjes, krijimit dhe kontributit.

Grupi ynë pjesëmarrës prezantohej me një ide bisnesi që konsistonte në krijimin e disa pllakave me sensor të cilat në momentin që mbi to ushtrohej nje shtypje prej këmbëve të kalimtarëve, spirat që e përbëjnë një gjenerator elektromagnetik do të rrotulloheshin duke berë të mundur krijimin e energjisë elektrike.

Mes katër çmimeve që mundesoheshin nga bisneset që mbështesnin këtë nismë të Universitetit Epoka, njëri prej tyre, i cili mori mbështetjen e Kastrati Grup shkoi për gjimnazistët e shkollës “Ibrahim Kodra”

💡Në dinamikën e ditëve të sotme, të kërkosh, të ideosh e më pas të vësh në jetë është rruga e duhur për ta përqafuar botën e natyrën.

Kjo është gjuha e komunikimit që teknologjia fton të përvetësojë rinia e sotme.

🏆Urime grupit tonë përfaqësues!

Jemi krenarë për suksesin dhe vitalitetin tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU