“Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi në një gjuhë të pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janë kujtime lakmirash, edhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimëri të gjata e të forta që kanë lënë gjurmë në letërsitë e të gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët” (Faik Konica.) Nëntori sjell tek të gjithë ne, zgjimin e ndjenjave kombëtare. Një sërë aktivitetesh erdhën kuq e zi në edhe në shkollën tonë.Kjo ditë bëri të flasë historia shqipe, vallet popullore, krijimet dhe interpretimet.Të vegjlit e fillores, të rriturit e 9-vjeçares dhe gjimnazit nën ngjyrat kombëtare erdhën si festë tek të gjithë ne dhe ndezën gjakun shqiptar e atdhetar.Krahas aktiviteteve në këtë kuadër, një tjetër festë erdhi edhe nga organizimi i QKF- Durrës. Në konkursin me ese dhe krijime mes shkollave 9-vjeçare, me temë “Ngjyrat e festave në qytetin tim” pjesëmarrja e nxënëses së klasës së gjashtë, Ines Ismailati kulmoi me fitoren e çmimit II.



