Shkolla Jopublike “Ibrahim Kodra” ka gjithashtu edhe ciklin 9-vjecar të studimeve.
Të gjithë veprimtaritë mësimore edukative për këtë cikël studimi janë të miratuara me LICENCEN : LN-1375-06-2015

Nivelet e Arsimit Bazë që ofrohen janë cikli i ulët dhe cilki 9-vjecar me kohëzgjatje 9 vjet.

Në këto cikle studimi pranohen: për të klasë të parë nxënësit që kanë kryer ciklin parashkollor dhe në klasat e mësipërme, nxënësit që kanë ndjekur rregullisht mësimin në klasat paraardhëse të arsimit bazë.

Shkolla jonë hap rregjistrimet per te gjitha klasat.

Dokumentet  e pranimit në shkollë janë:

Klasa I-III

  1. Një certifikatë familiare
  2. Certifikata e lindjes e femijës
  3. Një foto passporte
  4. Një foto bust
  5. Një foto në mënyrë elektronike  (Në e-mailin e shkollës)
  6. Vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetsore
  7. Vërtetim vendbanimi
  8. Vërtetimi i ndjekjes së kopshtit sipas grupeve, i firmosur nga drejtoria e kopshtit. (nëse ka)
  9. Në raste të vecanta, kur prindi dëshiron të regjistrojë fëmijën në klasën e parë, por nuk disponon vërtetimin e vaksinimeve, veprohet si në rastet analoge me kopshtet.

Klasa IV-XII

  1.  Dëftesa e mbarimit të klasës së III-të
  2. Certifikatë lindje (Gjendja civile)
  3. Vërtetim shpërngulieje nga shkolla që vjen

Veç këtyre stafi i shkollës do të zhvillojë një intervistë me çdo nxënës, shoqëruar nga pridërit, për të njohur më mirë motivimin dhe prirjet e tij.

Mësimet zhvillohen në të bazë të planeve dhe programeve mësimore si dhe teksteve të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve.

Shkolla synon  zhvillimin e mëtejshëm dhe përforcimin kompetencave për arsimin bazë.

Konsolidimin e individualitetit të çdo nxënësi dhe tërësinë e vlerave e të qëndrimeve.

Zgjerimin dhe thellimin në fusha të caktuara të dijes.

Evidentimin dhe nxitjen e aftësive të nxënsve të kësaj moshe

Në përfundim të çdo klase, nxënësi pajiset me dëftesë për klasën përkatëse.

Arsimi bazë përfundon me dhënien e Provimeve të Lirimit.

Dokumenti i përfundimit të Arsimit Bazë është deftesa e lirimit, e cila lëshohet nga  shkolla me mbështetjen nga DAR-Durrës, pasi nxënësi është kalues në provimet e lirimit, të detyruara për Arsimin Bazë.

Kategorisë se nxënësve të shkëlqyer gjatë e viteve shkollore dhe mbylljes me sukses të Provimeve të Lirimit, shkolla u akordon të drejtën e mësimit falas si dhe stimuj dhe lehtësira të tjera përgjatë studimeve në nivelin Gjmnaz.

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU