Kodi i etikës së  shkollës synon:

  • Të kultivojë  te drejtuesit, te personeli dhe në përmjet tyre te nxënësit e shkollës shprehi e qëndrime që  karakterizojnë  njerëzit e kulturuar në  përgjithësi dhe të  arsimuar në  veçanti.
  • Të nxise zhvillimin e konsolidimin e vlerave morale e demokratike në  shkollë  dhe më  gjërë .
  • Të krijojë  një  klimë  të  ngrohtë  komunikimi e bashk punimi më njerëzor në  të  gjithë  mjediset e shkollës.
  • Të shmangë  që  ballafaqime të  ndryshme pikëpamjesh a qëndrimesh të  shndërrohen në  konflikt  të  panevojsh m midis pjestarëve të  shkollës.
  • Të shërbejë  si sistem referimi për të  kontrolluar e përmbajtur veten si dhe për të  vlerësuar sjelljen, qëndrimet dhe komunikimin e bashkëpunimin me të  tjerët.
  • Kodi i etikës së shkollës shërben si rregullator i marredhënieve në  shkollë, si system i përbashkët për të  gjykuar, vlerësuar dhe përmirësuar në  vazhdimësi sjelljen e aktorëve të  shkolës në  përputhje me misionin e shkollës, filozofinë  dhe përmbajtjen e saj si institucion i edukimit dhe zhvillimit.

Të  gjithë  aktorët e shkollës, individualisht dhe së bashku me mendimet, qëndrimet, sjelljen dhe veprimet e tyre, në  cdo rrethanë  dhe rast duhet të :

  • Të mos cënojnë  dinjitetin dhe personalitetin e asnjërit.
  • Të respektojnë  diversitetin dhe origjinalitetin e mendimit, qëndrimit dhe veprimit të  gjithsecilit, nëse këto nuk bien ndesh rregullat e njohura dhe të  miratuara në  shkolë .
  • Të njohin e të  respektojnë  rregullat bazë, të  komunikimit, bashë punimit e bashkëveprimit të  kulturuar e demokratik me të  gjithë  aktorët e shkollës.
  • Të parandalojë  çdo konflikt në shkollë dhe të ndikojnë  pozitivisht në  zgjidhjen e shpejtë  dhe të  drejtë  të  konflikteve ku ata janë

 

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU