MISIONI

Misioni jonë ështe të krijojmë kushte për secilin nxënës të mësojë: të dijë, të veprojë, të mbijetojë, të bashkëjetojë me të tjerët, të nxë gjatë gjithë jetës, të transformojë veten dhe shoqërinë, duke iu repektuar liria i secilit prej tyre, në përputhje me aftësitë psikike e fizike dhe në pajtim me kërkesat e Shoqërisë së DIJES.

FILOZOFIA JONË

E gjithë filozofia jonë bazohet tek besimi që ne kemi tek nxënësit tanë, stafi i kualifikuar i mësuesve, infrastruktura, teknologjia dhe kushtet që duhet të ofrojë çdo mjedis shkolle për të qënë i përshtatshëm për mësim.

Nënësit që frekuentojnë shkollën “Ibrahim Kodra” orientohen gjithmonë drejt standardeve bashkëkohore që i shërbejnë cilësisë e nivelit të mësimdhënies dhe cilësisë e nivelit të nxënies së tyre. Përmes këtij kujdesi të veçante për aftësimin e nxënësit, pretendojmë që edhe vetë nxënësi të jetë burim informacioni.

Klima e ngrohtë në shkollë është rezultat i marrëdhënieve dhe komunikimit midis aktorëve në shkollë dhe sidomos midis raportit mësues – nxënës në klasë e jashtë saj. Një mjedis i tillë transmeton tek nxënësit vlera të vërteta të një shoqërie demokratike dhe bën të mësuarit, një proces serioz, efikas dhe jo stresues.

Në shkollën tonë të gjithë nxënësit konsiderohen dhe trajtohen të barabartë. Secilit nxënës i jepet vëmendje maksimale individuale, por askush nuk privilegjohet. Secili merr notën që meriton. Çdo nxënës ka individualitetin, personalitetin dhe prirjet e tij dhe ne synojmë t’i nxisim këto prirje në përfitim të tij.

Për prindërit e nxënësve të cilët janë partnerë të rëndësishëm në punën tonë, ofrohet gjithashtu një klimë mikpritësë, bashkëpunuese duke i përfshirë edhe ata në vendimarrje përmes aktivizimit të tyre në organet kolegjiale që ngrihen e funksionojnë në mënyre demokratike në shkollë si këshilli i prindërve, këshilli i klasave, këshilli i disiplines, etj.

Një shkollë e mirë nuk nxjerr vetëm nxënës të aftë, por nxit tek ata detyrën dhe të drejtën për t’u bërë qytetarë të botës.

 

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU