Gjimnazi Jopublik “Ibrahim Kodra” perbehet nga staf profesional dhe serioz.
Të gjithë veprimtaritë mësimore edukative janë të miratuara me LICENCEN LN-8028-05-2014
Gjimanzi
Veprimtari mësimore edukative e miratuar me LICENCEN LN-8028-05-2014
Forme e arsimimit me kohe te plote me kohëzgjatje 3 vjet.
Ne ketë shkolle pranohen nxënësit qe kane kryer shkollën 9-vjeçare, por te jene të moshës jo më të madhe se tetëmbëdhjetë vjeç.
Dokumentet e pranimit ne shkolle janë:
- Dëftesa e mbarimit të klasës së IXtë
- Formulari i lëndëve me zgjedhje
- Certifikatë lindje (Gjendja civile)
Veç këtyre stafi i shkollës do të zhvillojë një intervistë me çdo nxënës për të njohur më mirë motivimin dhe prirjet e tij.
Mësimet zhvillohen mbi baze te planeve dhe programeve mësimore si dhe teksteve te miratuara nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve.
Gjimnazi synon zhvillimin e mëtejshëm të kompetencave të fituara nga arsimi bazë, konsolidimin e individualitetit të çdo nxënësi dhe tërësinë e vlerave e të qëndrimeve, zgjerimin dhe thellimin në fusha të caktuara të dijes, përgatitjen për arsimin tretësor ose për tregun e punës.
Në përfundim të çdo klase, nxënësi pajiset me dëftesë klase.
Gjimnazi përfundon me dhënien e provimeve te maturës shtetërore.
Dokumenti i përfundimit të Gjimnazit është diploma e maturës shtetërore, e cila lëshohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve pasi nxënësi është kalues në provimet kombëtare, të detyruara dhe me zgjedhje, të maturës shtetërore.
Kategorisë se nxënësve te shkëlqyer gjate viteve shkollore, Shkolla u akordon te drejtën e mësimit falas si dhe stimuj dhe lehtësira te tjera. Përveçvlerësimeve te veçanta te vet Shkollës, nxënësve të shkëlqyer në vite, pas përfundimit të Gjimnazit, u jepet “Medalja e artë” nga Presidenti i Republikës, me propozimin e ministrit.