Shkolla do të ofrojë një sistem të nevojshëm këshillimi, për t’i përgatitur paraprakisht nxënësit për atë që i pret në shkollën e lartë. Këshillimi zhvillohet në aspektin mësimor dhe atë të karrierës.

 

  1. Këshillimi mësimor realizohet nga mësuesit e lëndëve sipas orareve të rregullta të shpallura paraprakisht në fillim të çdo semestri. Ky lloj këshillimi synon:
  • Të inkurajojë zhvillimin e aftësive dhe talenteve të vecanta të nxënësit.
  • Të ofrojë material shtesë për nxënësit që kërkojnë të lexojnë më tepër në një lëndë apo cështje të caktuar.
  • Të mbështesë nxënësit që mund të hasin vështirësi në ecurinë e lëndës.
  • Të mbështesë nxënësit pjesëmarrës në veprimtari jashtëshkollore si konkurse, olimpiada, etj.

Oraret e këshillimit mësimor strukturohen sipas mësuesve.

 

  1. Këshillimi i karrierësrealizohet nga një grup i ngritur mësuesish dhe konsulentësh të tjerë duke synuar:
  • Kristalizimin e saktë të prirjeve të nxënësvenë studimet universitare duke i orientuar si duhet në lëndët e kurrikulës me zgjedhje të detyruar sipas kritereve vlerësuese në fakultete të ndryshme të brenda vendit.
  • Shmangien e zgjedhjeve fiktive të nxënësve lidhur me degët studimeve universitare dhe orientimin e tyre në degë studimore që përputhen me potencialet që tregu i punës Brenda dhe jashtë vendit kërkon.
  • Njohjen e nxënësit me mundësitë e vazhdimit të studimeve të larta brenda dhe jashtë vendit. Rruga e aplikimit dhe lidhjes me to.
  • Ndihmën dhe orientimin në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për aplikimet për shkollimin në universitete të huaja dhe brenda vendit.
  • Ofrimin e informacionit për pjesëmarrjen në veprimtari jashtëshkollore si konkurse, seminare, etj të cilat do t’I shërbeni si kredite plotës nëpër universitete të ndryshme.

Takime të tilla konsultash shkolla i ofron gjatë gjithë vitit, në grupe ose individuale, kryesisht për maturantët, por jo vetëm ata.

 

 

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU
Regjistrimet në kopshtin "Ibrahim Kodra" për vitin 2024-2025 kanë filluar!