Cikel i Ulet (CU) – Sara Balaj lindur ne qytetin e Durresit me 01.11.1996. Ka perfunduar shkollen e mesme te pergjithshme “Naim Frasheri”, Durres. Ka ndjekur dhe perfunduar studimet Bachelor ne programin e studimit “Mesuesi Per Arsimin Fillor”, Fakulteti i Edukimit ne Universitetin “Aleksander Moisiu”, Durres. Aktualisht vazhdon masterin profesional per “Mesuesi Per Arsimin Fillor” prane ketij universiteti. Ka njohuri te mira ne gjuhen angleze dhe aftesi te mira kompjuterike. Qe prej ketij viti eshte pjese e stafit te shkolles “Ibrahim Kodra” si asistent mesuese e klases se pare.
LORENA HIDRI
Pozicionohet ne vendin e nendrejtores te ciklit 9-vjecar prane shkolles “Ibrahim Kodra”.Ka mbaruar shkollen e mesme te pergjithshme ”Naim Frasheri ”Durres.Studimet e larta I kreu ne Universitetin e Tiranes,ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise ne degen Gjuhe dhe Letersi nga ku mer titullin ”Mesuese per shkollat e mesme”.Fill pas diplomimit filloi pune si mesuese ne nje nga shkollat 9-vjecare te qytetit e me pas u pozicionua si nendrejtore prane dy shkollave te tjera.Fale pervojes profesionale te fituar prej me shume se dhjete vitesh, gezon titullin “Mesues specialist”.Ka mbrojtur gjuhen angleze prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja dhe eshte njohese shume e mire e gjuhes italiane.Eshte certifikuar nga DAR Durres si Korrigjuese e Provimeve Kombetare.Gjithashtu ka qene pjesmarrese si Administratore me pas si Pergjegjese e Administrimit te Provimeve Kombetare te Arsimit Baze si dhe Perfaqsuese e DAR Durres ne keto Provime.Ka ndjekur trajnime te ndryshme ku ne fokus jane temat e edukimit,te mesimdhenies e mesimnxenies. Po ashtu ka qene pjesemarrese ne disa Konferenca Kombetare e Nderkombetare me tematika:Udhekryqet e gjuheve te huaja”,Kuadri I perbashket Europian I References:Mesimdhenia,Mesimnxenia dhe Vleresimi si dhe “Shteti,shoqeria dhe ligji:Shqiperia 25 vjet nga ndyshimimi I sistemit”.

MIRELA MEKA ZEMANI – Cikel i ulet(CU) . Lindur me 06.11.1974. Ka perfunduar shkollen e mesme te pergjithshme ne gjimnazin “Naim Frasheri”,Durres ne vitin 1993. Studimet e larta i ka perfunduar ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”,Shkoder ne vitin 1997. Masterin Profesional
Ditaktik e ka perfunduar ne Universitetin “Aleksander Moisiu”,Durres ne vitin 2011-2013. Ka 23 vite pune ne arsim si mesuese e ciklit fillor ne shkollen 9-vjecare “Nene Tereza”. Njeh shume mire gjuhen angleze. Eshte trajnuar nder vite si dhe pjesemarrese ne reçensen e librit
per kurrikulen e re ne vitin 2015. Ne vitin 2018 i jepet certifikata me motivacionin:”Per kontribut te cmuar ne fushen e arsimit”. Sot eshte pjese e stafit te shkolles jopublike “Ibrahim Kodra” ne profilin Cikli Filllor.

MIRSADA TALLUSHI – eshte pjese e stafit pedagogjik te gjimnazit te pergjithshem jopublik “ Ibrahim Kodra “ . Ajo pozicionohet ne rolin e mesueses se gjuhes angleze . Ajo zoteron nje diplome ( Bachelor ne Gjuhe Angleze / profili “ Mesuesi) , Master Profesional ne profilin ( DIDAKTIKE ) ne Universitetin “Aleksander Moisiu “ Durres si dhe ka mbaruar master shkencor ne degen Gjuhe Angleze ne Universitetin e Tiranes . Ajo ka nje pervoje disavjeçare ne fushen e mesimdhenies se gjuhes angleze me metodat interaktive me bashkohore . Gjithashtu eshte mare me pergatitjen e provimeve ‘ Michigan Tests ‘, te ofruara nga CaMLA (licensuar nga MAS) , APTIS , IELTS etj . Ka frekuentuar dhe vazhdon te jete pjesemarrese ne trajnime dhe konferenca te cilat kane per qellim te eksplorojne mundesi te reja integruese ne mesimdhenien e gjuhes angleze . Njohese shume e mire e gjuhes italiane dhe gjuhes gjermane ne nivelin mire .

Xhevahir Tafçiu – Mesues Matematike.
Lindur më 20 / 09 / 1972 ne Diber. Ka perfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne Universitetin e Tiranes me rezultate shume te mira, me titull “Mesues i matematikes per shkollat e mesme”. Ka punuar per 9 vite ne shkollen e mesme te bashkuar ne Shenavlash te Durresit. Ka nje eksperjence shumevjecare ne fushen e mesimdhenies. Eshte anetar ne grupin “Paskal” te matematikes qe organizon per 25 vjet olimpiaden mbarekombetare te matematikes me pjesmarrje nga te gjitha trevat shqipetare.

Arjana Hoxhallari – Mesuese e Edukimit Fizik.
Lindur ne Elbasan me 1975 . Ka perfunduar studimet e mesme ne gjimnazin profesional “ Mjeshtria Sportive Durres “ , ne disiplinen “Atletikë”. Gjate viteve 1991-1992 ka qene kampione ne garen 1500-3000m, te zhvilluar ne Vlore. Ajo ka perfunduar studimet e larta bachelor ne “ Universitetin e Sporteve Tirane “ ne fakuletetin e “ Shkencave te Levizjes “ . Me pas ka perfunduar studimet master “ Mesuese e Edukimit Fizik” prane ketij universiteti.

MIRA DUZHA- Cikli i Ulet.
Lindur në Shkodër me 15.07.1970
Eshte diplomuar ne Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksander Xhuvani” Elbasan ne profilin ” Mësues i ciklit fillor” ne vitin 1991.
Karriera e saj si mesuese fillon ne rrethin e Lushnjes dhe vazhdon ne Durrës ku ka punuar ne shkolla te ndryshme publike dhe jo publike në një periudhë kohore 29-vjecare
Ka marrë pjesë në Provimet Kombetare si Administratore Provimi(AP),Përgjegjese e Aministrimit te Provimit(PAP)si dhe (DAR)
Ka kryer trajnime te ndryshme për procesin e mësimedhenies.
Mban titullin “Mësuese mjeshtre” me Vlerësimin “Shumë mirë”
Tani është pjesë e stafit te shkolles “Ibrahim Kodra”

Safet Tare
Lindur më 25 .11 .1951 .
Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin Naim Frashëri Durrës.
Është diplomuar në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër në degën Matematikë Fizikë në vitin 1971
. Karriera e tij si mësues fillon në rrethin e Kukësit deri më 1976 dhe më tej në Durrës ku ka punuar në shkollat e zonave Ishëm, Maminas , Shijak si dhe në qytetin e Durrësit në ciklin e mesëm të ulët e të lartë . Për shumë vite ka drejtuar punën metodike në zonat Ishëm e Shijak si dhe ka qenë lektor me mësuesit e CU në zbatim të matematikës së K. Dedejt.
Ka kryer trajnime dhe kursin për arsimin gjithëpërfshirës
Eshtë perfshirë për disa vite ndër 10 mesuesit më të mirë të rrethit dhe është përzgjedhur “Mesues i Vitit “ më 2011.
Eshtë angazhuar në komisionet e administrimit dhe kontrollit te provimit te klasave te nënta.Tani eshtë pjesë e stafit të shkollës “Ibrahim Kodra “.

Gjermanisht-Megi Sotiri është pjesë e stafit pedagogjik të gjimnazit të përgjithshëm jopublik “Ibrahim Kodra”.
Megi ka kryer studimet e larta ne vitin 2014-2017 ne Fakultetin e Gjuhëve të huaja, dega Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim gjermanishtfolës dhe studimet Master profesional ne Didaktikë.
Në vitin 2017 ,në Gjermani ka ndjekur studimet e gjuhës gjermane në nivelet C1/C2.
Pjesë e këtyre studimeve ka qene dhe një program trajnimi për fëmijë në ndihmë të tyre për mësimin e gjuhës gjermane.
Pas kësaj faze studimi gjatë vitit 2018 Megi kreu praktikat mësimore si mësuese asistente pranë “Interaktiv Schule, Sport und Soziales” në Düsseldorf, Gjermani.
Ka një përvojë pune 3 vjeçare në fushën e mësimdhënies së gjuhës gjermane në shkolla dhe Qendra të gjuhëve të huaja ku ka udhëhequr përgatitjen e provimeve “Goethe, Telc, ÖSD” etj.
Është njohëse shumë e mirë e gjuhëve angleze, italiane dhe spanjolle.
Aspiron frymë bashkëpunuese në mjediset e klasës dhe stafit të mësuesve.

Alma Laçi
Është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “Ibrahim Kodra”
Ka përfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, Dega Fizikë në vitet 1991-1995, ku diplomohet “Mesuese e fizikës për shkollat e mesme”.
Ka një eksperiencë prej 25 vitesh në arsim dhe prej 15 vitesh në gjimnazin “Naim Frashëri”, Durrës , ku dallohet për kontributin e saj në disa drejtime:
- Pregatitje të nxënësve për Maturën Shtetërore, rezultate maksimale.
- Përgatitje të nxënësve për olimpiadën kombëtare të fizikës me nxënës fitues në vendet I,II,III.
- Hartuese e moduleve lëndore; “Optikë Gjeomerike” dhe “Mirëmbajtje banesash” përdorur si lëndë me zgjedhje të lirë në gjimnaz.
Në vitin 2018 kualifikohet me rezultatin “Shkëlqyeshëm” dhe fiton titullin “Mësues Mjeshtër”
Zotëron njohuri dhe aftësi në përdorimin e metodave interakitve, sipas interesave dhe e dëshirave të nxënësve, për një proces mësimdhënie-nxënie, në mënyrë krijuese e cilësore.
Moto e saj është:
Përkushtim, pasion, profesionalizëm.

Ermira Guleksi është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës ” Ibrahim Kodra”.
Ajo ka mbaruar studimet e larta në vitin 1987 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dega Biologji dhe Kimi, duke u diplomuar me titullin ” Mësuese për shkollën e mesme”.
Ka një përvojë 30 vjeçare në fushën e mësimdhënies, në disa nga gjimnazet më të mira të rrethit Durrës.
Me dëshirën e mirë për mbarëvajtjen mësimore, mësuese Mira ka aftësi të nxisë dashurinë e nxënësve për lëndën humane siç është Biologjia.

HASAN KATA- MESUES INFORMATIKE
Lindur më 19 / 11 / 1991 ne Dibër.
Ne vitet 2010-2013- ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti Tiranës me rezultate shumë te mira.
2013-2015 ka përfunduar studimet master në Universitetin e Tiranës, Fakulteti I Shkencave të Natyrës me rezultate shumë të mira me titull “Mësues matematike për arsimin e mesëm të larte”.
Ne vitet 2014-2016 ka kryer studimet master në Institutin Kanadez të Teknologjisë në degën e Inxhinierisë kompjuterike. Folës i gjuhës angleze dhe i gjuhës turke për të cilat zotëron certifikatat përkatëse të mbrojtjes (TOEFL dhe INTERNATIONAL TURKISH TEST).

Maria Furxhi është pjesë e stafit pedagogjik të gjimnazit të përgjithshëm jopublik “Ibrahim Kodra” që prej janarit të vitit 2021.
• 2011-2014 Maria kreu studimet universitare dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në degën Histori.
•2014-2016 Vijoi studimet Master Profesional në po të njëjtin fakultet, ku u diplomua me rezultate të larta dhe u profilizua si mësuese historie për shkollat e mesme.
•2016-2017 Kreu me sukses praktikën mësimore 1 vjecare pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Gjergj Kastrioti”, ku u vlerësua maksimalisht për metodikën mësimdhënëse.
•2017 Maria pëmbylli procesin e licensimt për ushtrimin e profesionit të mësuesit me vlerësim shumë të mirë.
Përveç studimeve të njëpasnjëshme Maria është njohëse shumë e mirë e gjuhës italiane, franceze dhe angleze, përmes së cilave operon për kërkime, informacione dhe artikuj në shërbim të plotësimit të informacionit mbi temat historike.
Gjithashtu Maria dëshmon aftësi të mira në programe të ndryshme kompjuterike si Word, Power point, Moviemaker, Excel, Trinis (program turizmi).
Natyra e saj korrekte dhe e ngrohtë njëkohësisht, favorizon krijimin e një mjedisi mbështetës dhe bashkëpunues mes nxënësve të saj, duke e bërë historinë një lëndë të dashur për ta.

Gjeografi – EJONA LIKA është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës jopublike “Ibrahim Kodra” që prej muajit janar 2021. Ajo ka ndjekur këto studime:
-Studimet Bachelor në vitin 2007-2010 në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës, dega “Gjeografi”.
-Në vitin 2010-2012 ka kryer Masterin Shkencor nën temën “Gjeoinformacioni i Trashëgimisë Kulturore të qytetit të Durrësit” po në Universitetin e Tiranës.
-Në vitin 2016-2018 mori titullin “mësuese e ciklit të ulët dhe të mesëm” pasi përfundoi Masterin Profesional në Fakultetin e Edukimit dhe të Filologjisë në Universitetin Fan S.Noli, Korçë.
Ejona,pasi ka përfunduar me sukses një vit stazh pranë shkollës “Qemal Mici”, është liçencuar për kryerjen e ushtrimit të profesionit si mësuese. Ka punuar në disa shkolla publike dhe jo publike si “Katund-Sukth” ,“Turgut Ozal”, “Mihal Ekonomi”, etj duke përfituar një përvojë shumë të mirë në mësimdhënie si dhe në një komunikim shumë të mirë me prindërit dhe stafet pedagogjike ku ka punuar. Ejona është njohëse e gjuhës angleze në nivelin “shumë mirë”dhe gjithashtu asaj italiane. Gëzon aftësi kompjuterike në programe të ndryshme si psh në krijimin e hartave gjeografike përmes programit GIS (geographic information system)! Ajo ka përkushtim maksimal në punë, përpikmëri dhe korrektësi në arritjen e qëllimeve, si dhe impenjim maksimal që nxënësit e saj të arrijnë më të mirën e tyre.

Ledia Rama ( Kovaçi )
Është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “ Ibrahim Kodra “.
Lindur dhe rritur në qytetin e Durrësit, Ledia ka hedhur hapat e para të arsimimit të saj pranë shkollës 8-vjeçare ‘’Nako Spiru’’,për të vijuar në shkollën e mesme ‘’Naim Frashëri’’. Më pas përfundon studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, Dega Biologji-Kimi në vitet 1989-1993 ku diplomohet “ Mësuese e Biologjisë dhe Kimisë për shkollat e mesme “.
Karriera e saj e punës mbi 27 vjeçare starton në vitin 1993 deri në vitin 2005 ,duke u rikthyer, por tashmë si mësuese e kimisë, në gjimnazin “Naim Frashëri “ Durrës,periudhë në të cilën formohet profesionalisht, jep kontributin e saj në fushën e mësimdhënies/të nxënit, edukimit të shumë breza nxënësish. Ledian e karakterizon natyra bashkëpunuese,komunikimi korrekt,por dashamirës njëkohësisht si me kolegët,ashtu edhe me nxënësit dhe prindërit,duke gëzuar ndër vite respektin e tyre.
Nisur nga performanca dhe rezultatet e punës si mësuese,në vitin 2005 deri në vitin 2020, vijon kontributin e saj në fushën e arsimit, pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Durrës,pozicionuar si :
- Inspektore e Biologji-Kimisë (Sektori i Inspektimit )
- Përgjegjëse e Sektorit të IT
- Drejtoreshë e përkohshme e DAR Durrës
- Specialiste e Kurrikulës dhe Zhvillimit Profesional.
Gjatë kësaj periudhe,falë edhe pozicionimeve të sipërpërmendura, ka pasuruar anën profesionale përmes pjesëmarrjes dhe realizimeve të seminareve,trainimeve,konferencave kombëtare e ndërkombëtare,veprimtarive të shumta në fuksion të përmirësimit të metodave të mësimdhënies/të nxënit, si edhe të implementimit e zbatimit të kurrikulës së re shkollore.
Që prej vitit 2006 ka qenë pjesë e organizimit dhe menaxhimit të provimeve kombëtare si: Matura Shtetërore, Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë,Kualifikimi i Mësuesve etj.Ka dhënë kontributin e saj edhe si vlerësuese e testeve të kimisë së Maturës Shtetërore dhe të Olimpiadave Kombëtare.Eksperiencë e veçantë ka qenë organizimi dhe monitorimi i rrjeteve profesionale të mësuese të lëndëve të shkencave të natyrës,të AMU e AML të shkollave të rrethit.
Prej 7 vitesh ka fituar titullin ‘’Mësues Mjeshtër’’,me vlerësim ‘’Shumë Mirë’’.Zotëron njohuri të mira në anglisht,italisht e frëngjisht; aftësi në përdorimin e IT e metodave interaktive,për një proçes mësimdhënie/të nxëni sa më krijues, cilësor dhe bashkëkohor.
Për Ledian ‘’Mësuesi është misionar i dijes,edukator i brezit të ri,që zbaton ligjshmëritë arsimore,në harmoni me bindjet dhe veprimet e tij etike,humane,intelektuale dhe profesionale,në ndihmë të një arsimi cilësor bashkëkohor kombëtar’’.

Kam lindur dhe jam rritur në qytetin e Korçës, ku edhe kam përfunduar studimet e larta në vitin 1995 në Fakultetin e Mësuesisë, në Universitetin “Fan S. Noli”.
Më pas kam punuar si mësuese dhe drejtuese në shkolla të ndryshme publike dhe jopublike të qytetit të Korçës dhe të Durrësit. Kam punuar edhe si gazetare e kryeredaktore në mediat lokale.
Në vitin 2019 mora kategorinë “Mjeshtër” me vlerësimin “Shumë Mirë”.
Zotëroj aftësi shumë të mira kompjuterike. Përdor shumë mirë paketën Office, punim faqesh dhe programe prezantimi. Përdor shumë mirë programet e editimit të materialeve audio dhe video, për qëllime mësimore – edukative.
Zotëroj gjuhët e huaja anglisht dhe italisht.
Kam aftësi shumë të mira komunikuese personale dhe të fituara gjatë përvojës sime si mësuese në Arsimin Fillor, si me fëmijët ashtu edhe me prindërit.
Përfshihem në zhvillimin cilësor të të gjitha marrëdhënieve brenda klasës, duke mbështetur dhe ndihmuar nxënësit të kenë sukses duke ua bërë shkollën më të këndshme, më bashkëpunuese dhe duke krijuar besim në forcat e tyre.
Jam vazhdimisht e përfshirë në veprimtari kualifikuese nga struktura shqiptare dhe ndërkombëtare.
Veproj me respekt, integritet dhe në mënyrë etike kudo që ndodhem, brenda dhe jashtë mjediseve të shkollës.

Valentina Traja është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “Ibrahim Kodra” si mësuese e lëndës së matematikës për arsimin e mesëm të ulët. Ka përfunduar studimet në ILP (Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan) në vitin 1984. Ka një eksperiencë mbi 30-vjeçare në arsim në rrethin e Durrësit nga të cilat 21 vite pune në shkollën 9-vjeçare “Nënë Tereza“. Mban titullin “Mësuese Mjeshtre”. Ka kryer trajnime të ndryshme në lidhje me metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe nxënies. Është angazhuar në organizimin dhe përgatitjen e nxënësve për Provimet e Lirimit dhe Olimpiadat Kombëtare të Matematikës. Në eksperiencën e saj shumë-vjeçare ka treguar gjithnjë përkushtim dhe pasion në punën me nxënësin.

Lindur me 04.05.1957 ne qytetin e Durresit.
Ka kryer studimet ne INSTITUTIN E LARTË TE KULTURËS FIZIKE “VOJO KUSHI”ku u diplomua ne vitin 1979.
Nga viti 1979 deri ne vitin 1989 ka punuar si mesues i edukimit fizik.
Nga viti 1989 deri ne vitin 1990 ka punuar si trainer profesionist prane klubit sportiv TEUTA.
Ne vitet 1990-1994 ka punuar si arsimtar ne shkollen industriale, Durres.
Nga viti 1994 deri ne vitin 2021 eshte angazhuar ne biznesin e tij privat ne qytetin e Durresit.
Ne vitin 2022 eshte bere pjese e stafit te shkolles “Ibrahim Kodra” si mesues i edukimit fizik.

Lindur dhe banuese në Durrës. Shkollën e mesme e përfundoi në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, Durrës. Studimet e larta i përfundoi ne Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega anglisht, Tiranë, në vitin 2004, me rezulatate shumë të mira.
Në vitin 2006 ka qenë pjesë e komisionit të përzgjedhjes së teksteve. Ka ndjekur seminare dhe trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Ka një përvojë prej 19 vitesh në fushën e mësimdhënies si dhe pregatitjen e nxënësve në provimin e Maturës Shtetërore dhe provime ndërkombëtare si FCE, CAE, TOEFL dhe IELTS.

Ështe pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “Ibrahim Kodra”.
Shkollën e mesme e ka kryer ne gjimnazin “Naim Frashëri”.Ka përfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës,Dega Matematikë në vitet 1999-2003,ku diplomohet “Mësues për shkollat e mesme”.
Ka një eksperiencë prej 19 vitesh në arsim në gjimnazin “Naim Frashëri”,ku dallohet për kontributin e saj në disa drejtime:
-Përgatitje e nxënësve për maturën shtetërore,rezultate të shkëlqyera.
-Përgatitje të nxënësvë për olimpiadë.
-Redaktore shkencore e tekstit me titull “Matematika bërthamë- për përgatitjen e provimit të maturës” me autor Islam Alikaj.
-Vlerësuese e certifikuar nga QSHA për pyetjet në provimet kombëtare të maturës shteterore.
-Administratore e provimeve kombëtare si dhe përfaqësuese e ministrisë në këto provime.
-Në vitin 2015 kualifikohet për kategorinë e dytë me rezultatin “Shumë Mirë” e fiton titullin “Mësues Specialist”.
– Ka ndjekur seminare dhe trajnime me fokus-Kurrikula me kompetenca dhe risitë e saj,vlerësimi I të nxënit,mësimdhënia dhe mësimnxënia,projektet kurrikulare,hartimi I testeve etj.
Në eksperiencën e saj shumë vjecare ka treguar gjithmonë përkushtim,pasion dhe profesionalizëm në punën më nxënësit.
Zotëron njohuri dhe aftësi në përdorimin e metodave interaktive,me synim garantimin e një procesi krijues dhe cilësor mësimdhënie-nxënie.
Motoja e saj është:
“Puna e palodhur, e bashkuar me pasion e dëshirë, është celësi i cdo suksesi në jetë.”

Edva Berdaku eshte pjese e stafit pedagogjik te gjimnazit te pergjithshem dhe te 9-te vjecares prane shkolles jopublike “Ibrahim Kodra”.
Edva ka mbaruar shkollen e mesme ne 2006 prane shkolles “Asim Vokshi”, gjimnaz i gjuheve te huaja 5-vjecar Tirane, dega Italisht – Anglisht.
Ka kryer studimet e larta bachelor ne Fakultetin “Federico II”, Itali, dega Letersi moderne dhe me rikthimin e saj ne Shqiperi ne vitin 2015 e konvertoi diplomen ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja, Tirane, dega Gjuhe, Letersi dhe Qyteterim Italian. Ne vitin 2017 mori masterin shkencor ne mesuesi ne Gjuhe Italiane per AML prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja ne Tirane me nje rezultat te shkelqyer ne teze diplomimi, 10-te.
E licensuar per ushtrimin e profesionit te mesuesit ne profilin: Gjuhe italiane.
Edva ka nje pervoje disa vjecare ne fushen e mesimdhenies se gjuhes italiane ne shkolla publike e jopublike te qytetit te Durresit duke perdore metoda interaktive dhe bashkohore.
Ka kryer trajnime te ndryshme si: “Menaxhim i klases” nga Instituti shqiptare per studime dhe edukim ne teknologjine e informacionit, si dhe: “Realizimin e mesimdhenies ne arsimin fillor” nga instituti i kurrikules nderkombetare te “IB professional development” Edva eshte njohese e mire e gjuhes angleze dhe spanjolle, si dhe ka aftesi shume te mira kompjuterike.

Cikël i ulët (CU).
EVISA BIBA (MEMI) ka lindur më 29.01.1997 në qytetin e Durrësit. Ka mbaruar studimet parauniversitare për violinë në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli” Durrës . E vlerësuar me cmim të pare në rang qyteti, si instrumentiste nga kuarteti Austriak “ Aron Quartet”Mozaik në maj 2013. Ka kryer studimet e larta Bachelor në vitet 2015 – 2018 në programin e studimit “Mësuesi për Arsimin Fillor” në Fakultetin e Edukimit , Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ka perfunduar studimet Master Profesional “Mësues për Arsimin Fillor” në vitet 2018-2020 në Fakultetin e Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ka perfunduar Masterin e dytë profesional, në vitet 2021- 2022 për degën “Pedagogji e specializuar sociale” në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, me tezë “Studim mbi vlerësimin, mbeshtetjen psikosociale dhe edukative të personave me sindromën West” . Ka punuar si mësuese e violinës në qëndrën e kurseve “Smart Center”për periudhën shtator 2019-maj 2020. Ka njohuri të mira në gjuhën angleze dhe aftësi të mira kompjuterike. Që nga shtatori i vitit 2022 është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “Ibrahim Kodra” , si asistente mësuese e klasës së I.

Milvana Kertusha
Mësuese e gjuhës shqipe në arsimin e mesëm të ulët pranë shkollës jopublike “Ibrahim Kodra” .
Arsimin e mesëm e ka kryer në shkollën e gjuhëve të huaja në degën frengjisht.
Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në degën Gjuhë dhe Letërsi në vitin 1992, e cila u diplomua duke marrë titullin “Mesuese për shkollat e mesme “
Ka një eksperiencë pune 30 vjecare në fushën e mësimdhënies në shkollat e Durrësit , ku ka përfituar aftësi profesionale.
Në vitin 2013 kualifikohet me vlerësimin shumë mirë në kategorinë e parë duke fituar titullin: “Mësues Mjeshtër”.Ka ndjekur mjaft trajnime dhe seminare duke u certifikuar në dobi të përmirësimit të metodave në mësimdhënie.
Eshtë certifikuar nga DAR Durrës si “Korrigjuese e Provimeve Kombetare”.

Eda Pojani– eshte pjese e stafit pedagogjik te shkolles jopublike “Ibrahim Kodra” ne pozicionin e mesueses se gjuhes angleze.
Eda ka kryer studimet e larta ne vitin 2014-2017 ne Fakultetin e Edukimit, dega Gjuhe Angleze ne Universitetin “Aleksander Moisiu” Durres dhe studimet Master profesional ne profilin Mesimdhenie e Gjuhes Angleze.
Pas kesaj faze studimi kreu me sukses praktiken profesionale 1 vjecare ne shkollen 9 vjecare “Nene Tereza”, ku u vleresua maksimalisht per metodologjine e mesimdhenies.
E licensuar per ushtrimin e profesionit te mesuesit ne profilin: Gjuhe angleze.
Njohese shume e mire e gjuhes italiane per te cilen zoteron certifikaten e mbrojtjes (CELI 3 – B2) dhe e gjuhes gjermane ne nivelin mire.
Aftesi shume te mira komunikuese dhe bashkepunuese.

Ka mbaruar shkollën e mesme te gjuhëve të huaja ‘Asim Vokshi’ Tiranë për gjuhë angleze dhe më pas ka vijuar studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, dega Anglisht. Është diplomuar me rezultate shumë të mira në vitin 2001. Ka eksperiencë 20 vjeçare si mësuese e gjuhës angleze në disa shkolla publike dhe jopublike si edhe në qendra të gjuhëve të huaja në qytetin e Durrësit. Prej shumë vitesh merret me pregatitjen e nxenesve për provimet ndërkombëtare të gjuhës angleze si FCE, IELTS, TOEFL, SAT me rezultate të larta. Prej shtatorit 2022 është pjesë e stafit të shkollës ‘Ibrahim Kodra ‘ si mësuese e gjuhës angleze

Vitin e parë të shkollës së mesme e ka kryer në Liceun Francez, gjimnazi i përgjithshëm “Raqi Qirinxhi”,Korçë. Pas zhvendosjes me banim në qytetin e Durrësit, vazhdimin e studimeve e ka kryer në seksionin dygjuhësh në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, Durrës.
Me pasionin për gjuhën frënge ka qënë vullnetare në përkthimin dhe interpretimin e trajnerëve francezë në kampin veror pranë shkollës “Marie Kaçulini”.
Diplomuar në Bachelor, dega: Inxhinieri Matematike dhe Informatike, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Vitin e dytë akademik e ka kryer te plotë në universitetin “Middle East Techinical University (METU)” në Ankara, Turqi, në kuadrin e programit të shkëmbimeve studentore Erasmus +.
Pjesëmarrëse në trajnimin International Youth Exchange Erasmus +, “Adversity can be formidable occasions, a path of resilience”, e organizuar nga Artemide Association në Romë dhe Orvieto, Itali.
Zotëron gjuhën angleze dhe frënge në nivelin C1 si dhe njohëse e mirë e gjuhës turke, italiane dhe spanjolle në nivelin B1.
Zotëron aftësi dhe njohje shumë të mira kompjuterike si përdoruese me përvojë: MS Office, internet, email (Matlab, Adobe Premiere Pro, Adobe After Effects, etj.)
Pas përfundimit të studimeve, ka punuar si mësuese matematike për ciklin 9-vjeçar pranë “ACA”, Durrës, për një periudhë 4-vjeçare.
Ka fituar njohuri dhe eksperiencë në fushën ekonomike, pranë një biznesi privat në pozicionin Purchasing Manager në Durrës.
Është certifikuar si Digital Marketer nga OMA-Online Marketing Academy, me aprovimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Vazhdon ciklin e dytë të studimit Master Shkencor “Mësuesi në Matematikë-Informatikë”, UAMD.
Pranë shkollës jopublike 9-vjeçare dhe të mesme “Ibrahim Kodra” punon si asistente në degën ekonomike dhe mësuese e lëndës së TIK në ciklin 9-vjeçar.

Ështe pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “Ibrahim Kodra”.
Shkollën e mesme e ka kryer ne gjimnazin “Gjergj Kastrioti”. Ka përfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, Dega Filozofi- Sociologji në vitet 1999-2003, me rezultate shume te mira ( nota mesatare 9,1, mbrojtje te temes se diplomes me vleresimin maksimal, noten 10) ku dhe diplomohet me titullin “Filozof- Sociolog ” me drejtim Filozofi.
Ka një eksperiencë prej 19 vitesh në arsim në gjimnazin “Naim Frashëri”, ku dallohet për kontributin e saj te shoqeruar gjithmone me pasion dhe profesionalizem. Me ndryshimet ne arsim dhe futjen ne kurrikulen e gjimnazit te lendeve me zgjedhje te detyruar, eshte marre qe nga viti 2006 me pregatitjen e nxenesve per maturen shteterore, ku ka arritur rezultate shume te mira dhe objektive.Ka qene rregullisht aktiviste ne seminare trajnuese te organizuara nga Avokati i Popullit dhe ne realizimin e sondazheve te drejtuara nga INSTAT.
Ne vitin 2010 fitoi kategorine e trete me rezultatin A ( Shkelqyeshem) dhe ne vitin 2018 merr titullin “ Mesues Specialist” me rezultatin B ( Shume mire ).


Që prej vitit 2022 është pjesë e stafit të shkollës “Ibrahim Kodra” si mësuese asistente e klasës së parë.

Lindur në Durrës më 18.06.1965. Është diplomuar në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksander Xhuvani” Elbasan, në profilin “Mësues I Ciklit Fillor” në vitin 1988. Ka një eksperiencë mbi 30 vjecare në mësimdhënie në rrethin e Durrësit, nga të cilat 14 vite I ka ushtruar në shkollën 9-vjecare “Shaqe Mazreku” Durrës. Mban titullin “Mësuese Mjeshtre”. Më 07.03.2019 ka marrë titullin “Mësues I Vitit” per “Kontribut të cmuar në fushën e arsimit” nga Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës. Gjithashtu ka marrë pjesë në provimet kombëtare si Administratore provimi. Ka kryer trajnime të ndryshme në lidhje me metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe nxënies. Në eksperiencën e saj shumë vjecare ka treguar gjithnjë përkushtim dhe pasion në punën më nxënësit. Tanimë është pjesë e stafit të shkollës jopublike “Ibrahim Kodra”.

Që prej vitit 2020 është pjesë e stafit të shkollës “Ibrahim Kodra” si mësuese e Arsimit fillor.
