Fitoret më të bukura arrihen nga ata që kanë guximin të provojnë, vullnetin të këmbëngulin dhe pasionin për të mos u dorëzuar kurrë!”

Pingpongu është një sport që kërkon shpejtësi, përqendrim, reflekse dhe vendosmëri. Sot, nxënësit tanë dëshmuan se i kanë këto cilësi, duke na dhuruar dy rezultate që na mbushin me krenari!

👏 Reini Hidri fitoi vendin e tretë në kategorinë e djemve, ndërsa Leona Dervishi u rendit në vendin e tretë në kategorinë e vajzave, në Kampionatin e Ping-Pongut të zhvilluar sot nga QKF Durrës.

🌟 Dy arritje, dy medalje dhe një krenari e përbashkët për shkollën tonë!

❤️ Urime Reinit dhe Leonës! Qoftë kjo vetëm një pikënisje drejt shumë sukseseve të tjera. Vazhdoni të shkëlqeni dhe të na bëni krenarë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU