I urojmë shumë suksese nxënësit tonë të talentuar, Jonas Veliu, i cili po përfaqëson Shqipërinë në finalen e Konkursit Ndërkombëtar të Gjuhës Angleze HIPPO, në Itali!
Të arrish deri në këtë fazë të një konkursi ndërkombëtar është një arritje e jashtëzakonshme dhe një dëshmi e punës, përkushtimit dhe dashurisë për gjuhën angleze. ![]()
I urojmë të përjetojë një eksperiencë të paharrueshme, të përfaqësojë denjësisht vendin tonë dhe të besojë gjithmonë te aftësitë e tij!
Suksese dhe shumë fat! ![]()
![]()
Jemi krenarë për ty Jonas! ![]()
![]()
Finalja Botërore e HIPPO 2026 zhvillohet në Itali dhe mbledh finalistë nga më shumë se 70 vende.


