Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Muajin e Letërsisë, shkolla jonë pati kënaqësinë të mirëpriste shkrimtarin e njohur Viron Kona, në një takim të veçantë me nxënësit tanë.
Të mbushur me kuriozitet dhe dëshirë për të njohur më nga afër figurën e tij artistike, nxënësit zhvilluan një bashkëbisedim të bukur përmes pyetjeve mbi jetën, rrugëtimin krijues dhe veprat e autorit.
Takimi u pasurua edhe me momente artistike, ku nxënësit recituan disa nga poezitë e tij më të njohura dhe ndanë me të paragrafët e tyre të preferuar nga krijimtaria e tij.
Ky aktivitet ishte një mundësi e çmuar për të afruar nxënësit me botën e librit, për të zgjuar dashurinë për leximin dhe për t’i bërë ata të kuptojnë se letërsia është një udhëtim që pasuron mendjen dhe shpirtin.
Falënderojmë shkrimtarin Viron Kona për këtë takim të ngrohtë dhe frymëzues, si dhe të gjithë nxënësit dhe mësuesit që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti!
Sepse aty ku ka libra, ka dije, ëndrra dhe horizonte të reja!
