“E ndjejmë bukurinë e një poezie që para se të mendojmë për domethënien e saj.” J. V. GËTE

Ergisa Çela ishte përfaqsuesja e shkollës sonë në konkursin e shpallur nga DAR – Durrës, “10 fjalë një mendim”. Në këtë konkurs ku pjesëmarrëse ishin shkollat 9-vjeçare të rrethit të Durrësit, poezia e Ergisës u kualifikua në grupin 12 shkollave që u nderuan me çmimin “Për prezantim dinjitoz”.

GJUHA SHQIPE

Diell, o diell që tokën ndrin
Veç një fjalë ti sot më thuaj
Të gjithë botën ke shëtitur
Gjuhë si shqipen a ke dëgjuar?

Gjuhë e lashtë e Ilirisë
Brez pas brezi trashëguar
Gjuhë e shenjtë e Arbërisë
Pishtar drite, e bekuar.

Pa më thuaj ti o diell
Që shëtit e ec mbi qiej
Gjuh’ ma t’bukur se e jona
Ke dëgjuar e ke ndje?

Gjuh’ e ambël dhe e shenjtë
Zemren fort, oh, ç’ma gëzon
Gjuh’ e bukur, kuptimplotë
Me mall shpirti të kundron.

Krejt papritur, m’vjen në mend…
Tungjatjeta gjuhë amtare!
Eee…t’u zgjat jeta edhe ty diell!
Fali dritë fjalës shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU