“Durrësi dhe Nëntoret”

Në konkursin e përvitshëm, organizuar nga QKF Durrës, shkolla “Ibrahim Kodra” u përfaqësua me tri punimet e nxënësve të klasës së nëntë. Në këtë konkurs midis shkollave 9-vjeçare të qytetit, Elisabeta Muzina me krijimin e saj, poezinë “Dëshmitar i shqiptarisë” rrëmbeu çmimin e dytë.
Megi Nikolli me pikturën e saj dhe Regi Lloshi me esenë ishin gjithashtu përfaqësime dinjitoze në këtë konkurs.
Të garosh në një konkurs përgjatë të cilit provon ndjenja patriotike dhe dashuri për vendin tënd është më shumë se një konkurs!

Dëshmitar i shqiptarisë!

Nëntori po vjen
Tok me Durrësin, ai shkëlqen
Muaj i shenjtë për ne,
Një bekim për k’të atdhe.

Gëzojmë, për flamurin gjakngjyrosur
Nderojmë gjyshërit e vrerosur
Tregojmë vlerat që po kemi
“Jam shqiptar, krenar të themi.

Gjak shqiptari, n’vena vlon
Hej për k’te, zemra na g’zon
Dëshmojmë t’trimave krenarin
Që dhanë jetën për lirinë

Çohuni, o shqipëtar
Të gjithë bashkë e të pandarë,
Çohuni edhe festoni,
Dheun amë të nderoni!

Jam stërnip i Kastriotit,
edhe nip i Ismail Qemalit.
Para botës jam dëshmonjës
Jemi ne, bijtë e shqiponjës.

(Elisabeta Muzina Klasa IX)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU