Kur thirrjes së lëvizjes, e cila ka shpërndarë veprimtarinë e saj në të gjithë botën, për pastrimin e Tokës nga plastika, dhe veçanërisht arterieve të saj, lumenjve, i bashkohet edhe vullnetarizmi i nxënësve të Shkollës Ibrahim Kodra.

Sot zëri i sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit për pastrimin dhe kujdesin e shtëpisë tonë të përbashkët, Tokës erdhi nga më të vegjlit e shkollës sonë, nxënësit e ciklit fillor, pas aksionit të bishtave të cigareve, organizuar nga klasa e katërt me mësuese Eda Katroshi, me mbështetjen e RiverCleanupAlbania dhe River-Cleanup.org.

RiverCleanupAlbania, pjesë River-Cleanup.org/ me qendër në Bruksel, pas 14 aksionesh vullnetare mbi pastrimin e lumit më të ndotur në Europë, lumit Ishëm; sot ishin në Shqipëri, në Durrës, konkretisht edhe në mjediset e shkollës sonë, si një nga shkollat pioniere në lëvizjet qytetare dhe mjedisore.

Nxënësit e klasave fillore nën kujdestarinë e mësuesve të tyre, udhëhequr nga partnerët e huaj të River-Cleanup.org, Ines Goovartes dhe Kevin de Backer, si edhe nga ekipi i trajnuar i RiverCleanupAlbania , u bënë pjesë e një leksioni me imazhe dhe filmime të shkurtra mbi edukimin tek fëmijët për sjellje qytetare të mirëmbajtje të mjedisit nga plastika.

Lumi Ishëm është objektivi i kësaj organizate, por për shkak të moshës, fëmijët u përfshinë sot në një aksion mjedisor për pastrimin e terrenit përreth shkollës. Tek e fundit ai lumë, mbetjet e hedhura pa kriter nga ne njerëzit, mban në rrjedhën e tij.

Padyshim qëllimi i ditës ishte që këta fëmijë pas ditës së sotme të rrëfejnë tek familjarët dhe miqtë e tyre, se ata kanë pastruar atë që më të rriturit, njerëzit e pandërgjegjshëm bëjnë.

E të dëshmojnë gjithashtu se Toka është shtëpia e tyre ku do të ndërtojnë të ardhmen.

Që një familje të jetë e shëndetshme së pari duhet të rritet në një mjedis të pastër, duke i ndarë mbetjet, sidomos plastikën që nga shtëpitë e tyre, çka sjell edhe riciklimin e tyre në burim; ndaj ndiqni shembullin e fëmijëve dhe mbëshetitini kërkesat e tyre humane e qytetare.

Një prej përfaqësuesve të huaj, Kevin de Backer, që udhëhoqi këtë aktivitet u shpreh, “Misioni ynë është të pastrojmë lumenjtë e ndotur. Lumi Ishëm është më i ndoturi dhe ambicia jonë është që ai të jetë lumi më i pastër në Europë. Ndjejmë që ka shumë energji në Shqipëri për të bërë ndryshimin, aq më tepër kur idesë për ndryshim i bashkohen fëmijët dhe të rinjtë”.

Bravo të dashur fëmijë dhe nxënës!

Ju do të jeni shembull qytetarie nesër, dhe ky është një nga misionet e shkollës sonë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU