Fillimi i vitit shkollor 2022-2023

Shkolla “Ibrahim Kodra” dhe stafi i mësuesve priti sot krahëhapur nxënësit e saj.Mirë se erdhët të gjithë ju të dashur nxënës! Urojmë që brenda këtij institucioni edukimi që rritet çdo ditë, të gjeni ngrohtësinë e një familjeje të madhe, mbështetjen, ndihmën, sigurinë dhe frymëzimin e duhur për të rrugëtuar drejt diturisë së pafundme.Ju premtojmë që do të jemi aty për ju për t’ju rrëfyer dhe udhëzuar se ç’e bën njeriun një qytetar të mirë të së nesërmes! Suksese të gjithë nxënësve veçanërisht më të vegjëlve që sot nisin për herë të parë këtë rrugëtimin shkollor! Porosia jonë për ju është: – Ushqeni mendjen me lexim, me dituri! Themelet e dinastisë së jetës tuaj do jenë të sigurta dhe të patundura nga tërmetet e jetës… Një vit të mbarë për mësuesit dhe nxënësit! 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU