Nuk duhet të nënvlerësojnë kurrë fuqinë e gjuheve, pasi ato janë nga urat më të fortifikuara për t’u lidhur mes kulturash të vendeve të ndryshme dhe për të qenë bashkëjetues të afërt brenda familjes së madhe europiane.

Me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve, nxënësit e shkollës sonë, nën udhëheqjen e mësuesve të gjuhëve të huaja, prezantuan një projekt të përbashkët festiv dhe përurues.

Një aktivitet i larmishëm dhe vital, me pjsëmarrje nga të gjithë nivelet e klasat.

Mes gjithë numrave artistikë kënga “We are the world” që mbylli këtë shfaqje, ishte edhe si një thirrje se gjuhët europiane janë pjesë e një familjeje të madhe për të cilën të gjithë duhet të kujdesemi, t’i mësojmë, t’i mbajmë gjallë, t’i trashëgojmë dhe të bëjmë botën një vend më të mirë përmes komunikimit.

Gëzuar Ditën Evropiane të Gjuhëve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU