Më 30 Korrik – 6 Gusht 2023,  u zhvillua konkursi i gjuhës angleze TeenEagle, ku morën pjesë disa nga nxënësit tanë në bashkëpunim me Virtus Excellence Training Center.

Fjorela, Megi, Samuele dhe Loris u bënë pjesë e një aventure unike në Londër, ku përveç se arritën të rrëmbenin çmime në kategori të ndryshme, krijuan miqësi të reja dhe kujtime të paharrueshme.

Përgjatë 8 ditëve, nxënësit u bënë pjesë e konkurseve dhe aktiviteteve argëtuese, si dhe vizituan atraksione të ndryshme në Londër, si: Harry Potter Studio, London’s Eye, Buckingham Palace, Oxford City dhe më shumë.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u shpërndanë medalje për të gjithë pjesëmarrësit, ku nxënësit tanë gjithashtu fituan medalje, përkatësisht:

🌟 Megi Shahini – Medalje Ari🥇
🌟 Fjorela Sorra – Medalje Bronzi🥉
🌟 Samuele Metellari – Medalje Bronzi🥉
🌟 Loris Guri – Medalje Bronzi🥉

Urime dhe suksese këtyre nxënësve të cilët na falin kënaqësinë e një pune të frytshme në shkollën tonë! 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU