Më 23-25 maj 2023 në Venecia u zhvillua faza finale Europiane e konkursit ndërkombëtar Hippo, në gjuhën angleze.

Shqipëria u pëfaqësua me 10 nxënës të kualifikuar nga fazat brenda vendit, përkatësisht dy nxënës për çdo nivel.

Ajo që na bëri krenarë në këtë finale konkuruese është nxënësi ynë i klasës së shtatë, Kudret Myftaraga, i cili përfaqësoi shkollën tonë dhe Shqipërinë në këtë konkurs për nivelin Hippo 2.

Të tilla përfaqësime ndërkombëtare janë një pasqyrë dëshmie se brezi i ri i të rrinjve shqiptarë i përqafojnë aq bukur gjuhët e huaja dhe bëhen pse jo, pjesë e garave dhe klasifikimeve të denjësishme!

Urime nxënësit tonë, Kudret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU