Një konkurs që Universiteti EPOKA ftoi dhe bëri pjesëmarrës 53 të rinj nga gjimnaze të ndryshme nga i gjithë vendi.
Fokusi i këtij konkursi ishte të ftoheshin e të mirpriteshin idetë dhe inovacionet e reja, duke përqafuar frymën e “TUNG IDEVE” për të fuqizuar e frymëzuar brezin e ri në ndjekjen e sipërmarrjes, krijimit dhe kontributit.
Grupi ynë pjesëmarrës prezantohej me një ide bisnesi që konsistonte në krijimin e disa pllakave me sensor të cilat në momentin që mbi to ushtrohej nje shtypje prej këmbëve të kalimtarëve, spirat që e përbëjnë një gjenerator elektromagnetik do të rrotulloheshin duke berë të mundur krijimin e energjisë elektrike.
Mes katër çmimeve që mundesoheshin nga bisneset që mbështesnin këtë nismë të Universitetit Epoka, njëri prej tyre, i cili mori mbështetjen e Kastrati Grup shkoi për gjimnazistët e shkollës “Ibrahim Kodra”
Në dinamikën e ditëve të sotme, të kërkosh, të ideosh e më pas të vësh në jetë është rruga e duhur për ta përqafuar botën e natyrën.
Kjo është gjuha e komunikimit që teknologjia fton të përvetësojë rinia e sotme.
Urime grupit tonë përfaqësues!
Jemi krenarë për suksesin dhe vitalitetin tuaj!