STAMBOLLI – stacioni i fundit i rrugës antike “Egnatia”.
Ne nxënësit e shkollës “Ibrahim Kodra”, morëm stacionin e parë të kësaj rruge Durrësin dhe e përshkuam atë deri në stacionin e fundit, Stamboll.
Për këtë qytet i cili disa herë ka ndryshuar emrin, ka shumë për të folur e ka shumë për të parë. Një vizitë në këtë qytet nuk do të mundësojë që të zbulonim të gjitha sekretet e tij. U impresionuam, zbuluam, mbetëm pa fjalë nga bukuria e tij, e megjithatë na la të kuptojmë se asnjëherë nuk do të mësonim gjithçka për këtë margaritar të Bosforit.
Stambolli – aty ku bashkohen Lindja dhe Perëndimi, Evropa dhe Azia, aty ku tregtia të ngjason në art, por edhe aty ku do të jepet rasti të shohësh një trashëgimi të pasur kulturore -historike. “Stacioni” i parë për evropianët, të cilët i josh fryma e Lindjes.

Çdoherë mbetet diçka për vizitën e ardhshme në Stamboll është shprehur Agatha Christie, kur vizitoi këtë qytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU