“Nëse muzika është ushqimi i dashurisë, luajeni atë, shpërndajini emocionin që ajo përcjell”
Ky është mesazhi që përcjell një studim shkencor mbi efektet e muzikës tek njeriu.
Në fakt të gjithë jemi të vetëdishëm se ekziston një raport i thellë i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut.
Këtë raport e duam të gjithë, por kur luan vetë tinguj muzikorë, duhet të jetë padiskutim diçka edhe më magjike.
Mund ta dëshmojnë këtë më së miri pjesëmarrësit e Festivalit VII “Instrumentisti i Vogël” që u zhvillua në QKF – Durrës 12- 21 maj 2021.
Shkolla jonë u përfaqësua me instrumentistët e saj të vegjël dhe gjashteë prej tyre u kthyen me çmime suksesi!
🎸 Aiden Hasanaj – Çmimi I, Kategoria 3 – Kitarë
🎹 Erla Kume – Çmimi I, Kategoria I – Piano
🎹 Vanesa Bitraj- Çmimi III, Kategoria II- Piano
🎻 Ana Ishmi – Çmimi II – Violinë
🎸 Loar Hoxhallari – Çmimi II, Kategoria II – Kitarë
🎸 Dario Hoxhaj – Çmimi III, Kategoiria I – Kitarë
🎼 Suksese të gjithëve dhe u bëfshi muzikantë të mëdhenj! 🎵🎶

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU