Përfundon me sukses Festivali Rinor XII “Epidamnus” 2021 mes të rinjve të qytetit të Durrësit të shkollave të mesme.
Edhe pse këtë vit këtij festivali të quajtur ndryshe Maratona Rinore i munguan brohoritjet e të rinjve spektatorë, nuk mund të mungonte edhe energjia e të shprehurit të talenteve të të rinjve që sfiduan vetë heshtjen pandemike të këtij viti të vështirë.
Por siç thonë, arti e gjen gjithmonë rrugën e tij të dritës, ndaj kështu ndodhi edhe me grupin artistik të gjimnazistëve tanë, të cilët gjithmonë kanë shprehur dëshirën t’i bashkohet këtij aktiviteti artistik duke u përfaqësuar në disa zhanre.
Sot në ndarjen e çmimeve grupi ynë artistik rrëmbeu disa kupa, medalje dhe çmime
Pjesërmarrja për ta ishte e rëndësishme, por triumfi në mes 9 çmimesh i dha edhe më shumë kuptim gjithë punës dhe talenteve të tyre.
Çmime e Maratonës Rinore 2021
1. Etydi – Çmimi I
2. Vallja popullore – Çmimi III
3. Kërcimi modern 1 – Çmimi II
4. Kërcimi modern 2 – Çmimi III
5. Aerobia – Çmimi II
6. Këngë, Ami Jovani – Çmimi II
7. Këngë, Brigena Deda – Çmimi III
8. Pikturë – Isma Bajramaj – Çmimi I
9. Pikturë – Serdi Duçi – Çmimi II
Jeni më të mirët grupi ynë artistik!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU