Sot më daten 15.06.2017, Shkolla “Ibrahim Kodra” mbajti konferencën e parë shkencore për gjimnazistët, me temë
“SHËNDETI I GJIMNAZISTËVE DHE STUDIMET E INTEGRUARA TË FUSHAVE BIOMJEKËSORE”
Një konferencë ku fjalës së shkencës i dhanë zë nxënësit tanë me 19 punime cilësore.
Në një sintoni të plotë rreth kësaj teme erdhën punime nga lënda i Biologjisë, Kimisë, Fizikës, Qytetarisë dhe Edukimi Fizik.
Një punë shume impenjative që përfundoi me një sukses dhe u duartrokit nga çdo pjesëmarrës dhe i ftuar.

“Një ushqim i mirë shkencor për gjimnazistët ishte kjo konferencë” – kështu u shpreh mësuesja biologjise Laura e cila ishte ideatore e kësaj pune kolosale.

Sot këta 16 -17 vjeçarë janë shkencëtarët e shkollës “Ibrahim Kodra”, për të qenë nesër shkencëtarë të së ardhmes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU