Më dt 16.05.2018, ora 10-12, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, në Departamentin e Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës, u zhvillua projekti “Monitorimi i Marine Litter në plazhet e Gjirit të Durrësit dhe zonën e mbrojtur në Gjirin e Lalëzit”.
Deti apo hapësira detare ishte kryefjala e këtij projekti, sepse Deti komandon Tokën.
Çështja kishte të bënte me mbeturinat detare (marine litter). Ndikimet dhe veprimet që kontribuojnë në strategjinë e mbeturinave detare edhe në Shqipëri.

Referuan në këtë aktivitet Prof. Assoc. Dr. Jerina Kolitari, profesoreshë e UBT dhe koordinatore e projektit DeFishGear për Shqipërinë, Prof. Assoc. Dr. Osman Metalla, Dekani i FSP-së, ekipi vullnetar i Shkollës së mesme “Ibrahim Kodra” dhe studentët e Departamentit të Shkencave Mjekësore Teknike. Projekti “Monitorimi i Marine Litter në plazhet e Gjirit të Durrësit dhe zonën e mbrojtur në Gjirin e Lalëzit”, është realizuar gjatë muajit Prill 2018, informacion që do të raportohet në Agjensinë Mjedisore Europiane, koordinuar nga Dr. Laura Gjyli.
Referimet konsistuan nga menaxhimi i ndotjeve te anijeve në aspektin makro,
deri tek mikroplastikat në stomakun e peshqve në aspektin mikro. Dhe gjitha këto lidhen ngushtë me rëndësinë e detit në shëndetin e mjedisit dhe shëndetin human.

E veçanta e këtij aktiviteti ishte bashkëpunimi që u vendos mes UAMD-së dhe gjimnazistëve të shkollës “Ibrahim Kodra” ku këta të fundit me shumë seriozitet kishin përmbushur një detyrë me statistika konkrete dhe rezultate objektive mbi këtë projekt, përveç pastrimit të plazheve në zonën e Durrësit.

U ndjen të mirëpritur nga mjedisi universitar dhe e gjithë puna rezultative ishte një sensibilizim mbi mbrojtjen e hapësirave detare.

Bashkëpunimet sjellin gjithmonë fryte të mira, ndaj shkolla jonë falenderon UAMD-në dhe premton të tjera bashkëpunime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU