Përmes saj nxënësit tanë shprehën pasionin e tyre për këtë art, shpirtin e tyre plot ndjesi dhe gjykimin mbi botën, jetën dhe vetveten.
Ishte gjetja më e bukur për finalizimin e një viti shkollor dhe prova e dëshmisë se emrin që shkolla jonë mban, e përligj me krenari dhe merr frymëzim prej veprës së të madhit piktor Ibrahim Kodra.
Tradita vazhdon… e treta ekspozitë në qytet nga nxënësit tanë.
Nën udhëheqjen dhe frymëzimin artistik të profesor Franc Priska, nxënësit sollën ekpozitën e tyre në galerinë e qytetit “Nikolet Vasia” .


Suksese dhe muza juaj artistike u përtëritë më tej!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU