SUKSESET NUK NDALEN!!! ⭐🏆⭐💪✌
Shkolla Ibrahim Kodra FITON ÇMIMIN E PARË NË KONKURSIN NDËRKOMBËTAR PËR VENDET E RAJONIT LINDOR!
ÇMIMI I MES 70 SHKOLLAVE NGA VENDE TË NDRYSHME…
“Tre shkollat ​​fituese në Shqipëri, Kroaci dhe Hungari – të zgjedhura në kuadrin e konkursit të Thirrjes për Idetë “Qytetarë të Rinj Aktivë për Zhvillim të Qëndrueshëm në iniciativën e Evropës Qendrore (CEI) dhe Zonat e Adriatikut Jon (AII)” – u shpallën zyrtarisht në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 19 maj. Organizatorët njohën propozimet e jashtëzakonshme të këtyre shkollave të mesme, të zgjedhura midis më shumë se 70 aplikantëve:
⭐Shkolla Ibrahim Kodra në DURRËS me projektin e tyre “Mbetje më pak të rrezikshme në qytet, më shumë ushqim dhe ujë të pastër në tryezat e të varfërve dhe më shumë mënyra për të luftuar varfërinë ”;
Shkolla Gimnazija Pula në KROACI me projektin “Plastike skolastike: drejt arsimit dhe inovacionit më të mirë në qëndrueshmërinë mjedisore”.
Shkolla e mesme Eőtvős Jόzsef Budapest në Hungari, me projektin “Lëvizja e sapunit jeshil”.
Shkolla Ibrahim Kodra dhe këta nxënës do të ngrejnë gjithmonë KUPAT E SUKSESIT 🏆, për sa kohë do të ndërthuren në mënyrë perfekte energjia dhe inteligjenca e nxënësve tanë me përkushtimin dhe profesionalizmin e mësuesve të cilët hapin e tyre e matin me etalonin e vendeve europiane dhe botërore.
Në fakt gjithçka kemi fituar, nuk nisi në këtë konkurs.
Ekipi vletësues thjesht konstatuan se grupi ynë përfaqësues ishin të besueshëm, për prezantimet e ideve të tyre, sepse lëvizja për qëllimin: “Mbetje më pak të rrezikshme në qytet, më shumë ushqim dhe ujë të pastër në tryezat e të varfërve dhe më shumë mënyra për të luftuar varfërinë ” ka nisur për mëse një viti e aplikuar nga shkolla jonë.
Mori start me projektin “Marin Liters” nga grupi Biolovegroup, përparoi me përfshirjen më masive të nxënësve në organizatën me qendër në Belgjikë, Rivercleanup dhe tashmë do të vijojë që të përmbushet dhe hapi i tretë i projektit, tashmë me përkrahjen e (CEI) , “… më shumë ushqim dhe ujë të pastër në tryezat e të varfërve dhe më shumë mënyra për të luftuar varfërinë ”
Grupi i nxënësve
⭐ ALINA XHANI,
Anxhela Miraka, Regi Lloshi, Eden Kiku
Viola Furxhi, Jori Tabaku, Kejsi Mehmeti, Dona Rama, Klevis Liperi, Livia Ibranj dhe Onil Begaj, ishin grupi fillestar që nisi prezantimin e ideve për projektin. Në mesin e atyre ideve u veçua mendimi e Alinës, që u bë dhe ideja sipas së cilës u hartua projekti, i cili u shpall fitues i konkursit.
Padyshim pjesë e sukseseit të tyre ka të bëje edhe me orientimin dhe përkrahjen nga profesoret e tyre, Merlina Koseni si udheheqëse projektesh, Laura Gjyli si udhëheqëse e gjithëpërfshirëse e të rinjve e RiverCleanupAlbania dhe mësuese Mirsada Tallushi si korrektore dhe survejuese mbarëvajtjes së paraqitjes së projektit në gjuhë angleze.
Ata u shprehën se ishin entuziastë për çfarë gjimnazistët tanë bënin dhe nuk ndalen së bëri.
Jemi krenarë për këtë fitore! 💪🇦🇱
Na dëshmon se në shkollën tonë, idetë dhe puna konkrete qëndrojnë krah njëra-tjetrës.
👏 Urime dhe suksese grupi ynë përfaqësues!
👏 Urime dhe suksese të gjithë tashmë në aplikimin e ideve tuaja!
Jeni padyshim më të mirët!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU