31 Maji shënon organizimin e Kampionati II të Atletikës (djem, vajza) midis shkollave 9 – vjeçare të rrethit të Durrësit.
Këtë event sportiv të mbështetur nga QKF – Durrës, nxënësit sportdashës e kanë nga ngjarjet më të rëndësishme për të shprehur talentet e tyre për sporte të ndryshme.

Në drejtimin e zysh Arianës, gjithashtu shkolla jonë u përfaqësua denjësisht me një grup nxënësis që sportin e kanë ushqimin dhe gjuhën e tyre të komunikimit të përditshëm.

Mes shumë çmimeve dhe fitoreve do të dallonin midis tyre:

Izabel Sulko – Vendi I – Hedhje shtize
Debora Luku – Vendi II – Hedhje shtize
Debora Luku – Vendi I – Hedhje gjyle
Izabela Sulko – Vendi II – Hedhje gjyle
Jorin Beltoja – Vendi III – Gara 100 m .
Izabel Sulko – Vendi III – Kërcim se gjati.

Gjithashtu mes 12 shkollave pjesëmarrese,

Shkolla “Ibrahim Kodra” zë Vendin II

Suksese sportistët tanë! 🎯

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU