Rrugëtimi Stand up Comedy & Public Speech Albania mbërriti edhe në Durrës. Një nga kompeticionet më të dashura në botën e perëndimit, sëfundi nën udhëheqjen e SireaFilm vjen edhe në Shqipëri.
Synimi i këtyre formave të komunikimit është të ndërgjegjësojë fëmijët dhe adoleshentët që të shprehin edhe një komedi që ndoshta edhe s’të bën për të qeshur, por të bën të mendosh, sepse aty ka të vërteta”, apo të nëpërmjet Public Speech të marrin zë problematika që nuk e kupton, por që vërtiten në mendjen e fëmijëve apo adoleshentëve si trena që ikin e vijnë derisa të gjejnë stacionin e zgjidhjes.

E ndërkohë që Stand Up Comedy përpiqet të bëhet një show i zakonshëm kudo në Shqipëri, pjesë e këtij konkursi ishin edhe nxënës të shkollës sonë.
Ergisa Çela me pjesën “Besimi në vetvete” na dëshmoi se të biseduarit me vetveten është hapi i parë i ndërtimit të vetes sonë.
Kjo vetja jonë duhet të jetë një dhe e vetme dhe se me maska është vetëm një përpjekje mashtrimi jetëshkurtër…Erlin Kananaj na dëshmoi më së miri edhe këtë nëpërmjet një Public Speech që e titullonte “Maskat”.
Kejtlin Gjata nga ana tjetër me naivitetin e një 7 vjeçareje na tregoi se dashuria e parë për fëmijët janë kafshët dhe se edhe të rriturit duhet t’i duan e të kujdesen më shumë për to.
Majda Koseni gjithashtu plotësoi tablonë e këtij projekti si prezantuesja e vogël për numrat e kualifikuar si finalitë.

Ishte një mbrëmje që të ftonte të rivlerësoje disa gjëra të vogla dhe në dukje të parëndësishme, por që në fakt përbëjnë thelbin e gjithë ndërtimit vjetjak dhe shoqëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU