Trajnimi me Kryqin e Kuq

“Puna e sotme është historia e së nesërmes dhe ne jemi krijuesit e saj.”

Kjo thënie është dedikim për ata që mësojnë, kërkojnë , luftojnë me mish e me shpirt për të krijuar  “ të nesërmen “  e vetvetes  dhe  të krejt shoqërisë pjesë e së cilës janë. Një model i tillë janë edhe  nxënësit tanë që  synojnë  të prekin dijen dhe praktikën, gjë të cilën ne e ndiejmë si detyrim  parësor  të proçesit të të nxënit.

Një trajnim  i  veçantë për ta ishte  të praktikuarit e  “Ndihmës së Parë “ me përfaqësues të Kryqit të Kuq dega Durrës si znj.Ermira Guza, etj  ditën e martë me dt.19.02.2019 në mjediset e shkollë sonë me nxënës të klasave të njëmbëdhjeta . Ky trajnim vjen në kuadrin e bashkëpunimeve të frytshme që kemi pasur ndër vite me këtë organizatë , i cili nuk do të mbetet i vetmi i këtij lloji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU