FITUES NË OLIMPIADËN NDËRKOMBËTARE!!!
SUKSES QË KAPËRCEN KUFIJTË E SHQIPËRISË!
ÇMIMI I DYTË ose ÇMIMI I ARGJENDTË SHKON PËR SHKOLLËN “IBRAHIM KODRA”
Ku?
Olimpiada e Parë Ndërkombëtare e 
Katastrofave Natyrore dhe Teknologjike “Njohuri Më Të Mira Kundër Katastrofave”
Më datë 16 Prill 2019, shkolla “Ibrahim Kodra” mori pjesë në Olimpiadën e Parë Ndërkombëtare të Katastrofave Natyrore dhe Teknologjike “Njohuri më të mira kundër katastrofave”.

Olimpiada e parë mbi “Njohuri më të mira kundër katastrofave”, u organizua në kuadër të projektit BeSafeNet nga Mbrojtja Civile e Qipros, me mbështetjen e Marrëveshjes së Katastrofave të Mëdha (EUR-OPA) nga Këshilli i Europës; një platformë për bashkëpunim midis 26 vendeve të Europës dhe Mesdheut Jugor në fushën e parandalimit dhe gadishmërisë së katastrofave që nga viti 1987.
Në këtë aktivitet morën
pjesë 111 skuadra nga 10 vende.
Skuadra “Bio-Love Group”, nga shkolla “Ibrahim Kodra” Shqipëri, u rendit si ekipi i dytë në podium, duke marrë Çmimin e Argjendit.

Ndihemi të frymëzuar nga kjo garë.
Grupi i nxënësve që adhurojnë biologjinë dhe natyrën nën udhëheqjen e profesoreshë Laurës u bënë pjesë e kësaj olimpiade e zhvilluar Online dhe në kohë reale midis shkollave pjesëmarrëse në Europë.
Një përballje me bashkëmoshatarë të Europës, një garë ku meritat janë të qenësishme dhe filtrat e më të mirëve funksionojnë cilësisht.

URIME BIO-LOVE GRUP!
RRUGË TË MBARË NË HAPIN E RADHËS NË STRASBOURG – FRANCË!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU