Stambolli! Vendi që hap portat drejt bukurive natyrore dhe historisë.
Kryeqytet i tre perandorive dhe njëkohësisht, Stambolli është qyteti i vetëm që lidh dy kontinente. Qytet i kontrasteve dhe vlerave tradicionale. Shumica e quajnë “kryeqytet i botës”, të tjerët “Ura mes Evropës dhe Azisë”.
Këtë tur nxënësit maturantë kishin kënaqësinë ta shijonin për 4 ditë. Vizita e tyre pati të bënte me disa fakte interesante për këtë qytet të shkëlqyer në Bosfor.
Në histori, Stambolli ishte kryeqytet i Perandorisë Romake, Bizantine, dhe Osmane.
I panë nga afër objektet dëshmi të këtyre tri epokave. Nga Xhamia Blu, në Katedralen-Muze Shën Sofia, për të përshkuar pastaj Sarajet e Sulltanit dhe sheshin Sulltan Ahmet me Obeliskun e Teodosij, shatërvanët gjermanë, banjat turke dhe Grand Bazar. Dreka dhe shëtitja me anije në ishtë një tjetër mrekulli e këtij qyteti të madh. Arkitektura e ndërtuar përgjatë atij bregdeti na magjepsi të gjithëve.

Aty ku bashkohet Lindja dhe Perëndimi, Europa dhe Azia. Përmes urës së famshme të Bosforit kaluan në pjesën aziatike. Një magji e vërtetë ajo urë.
Muzeu i Luftës “Panorama” ishte si të shikojë nga afër dhe të ishe prezent në një arenë lufte udhehequr nga Sulltani. Po aq magjepsës ishte dhe akuariumi i qytetit… një pasuri gjallesash deti dhe savane.
Na mirëpriti më pas Sheshi Taksim, ku provuam bakllavatë dhe llokumet më të mira në botë dhe po përgjatë këtij sheshi vizituan Kullën e Gallatës, pres së cilës Stambolli dukej i paskajsshëm.
Ishte turi më i bukur u shprehën maturantët, të cilët me këtë udhëtim i dhanë fund udhëtimeve me shkollën si gjimnazistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU