Pas fitores së çmimit të publikut në konkursin “Pyet Gjyshërit 2”, që organizoi IDMC, nxënësit e shkollës “Ibrahim Kodra” së bashku me disa shkolla të Shqipërise, fituan të drejtën për të vizituar vendet e kujtesës ne Shqipëri.
Spaç, Shkodër, Gjirokastër dhe Lushnjë ishin disa nga pikat e vizitës së tyre, ku panë nga afër dëshmitë e një kohe që ka lënë gjurmë fort dhe dhimbshëm në historinë e vendit tonë!
“Takuam dëshmitarë, të cilët pavarësisht vuajtjeve që kishin provuar, përsëri nuk udhëhiqeshin nga urrejtja për të shkuarën, por nga optimizmi dhe pozitiviteti për të ndërtuar të lirë të ardhmen e tyre,” – kështu shprehet Anxhelo nga një intervisë që kishte patur me një të internuar e te dënuar në burgun famëkeq të Spaçit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU