Më datë 24. 11. 2017 ora 17:00-19:00 u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit “Pyet Gjyshert 2”, ku morën pjesë shumë konkurrentë nga e gjithë Shqipëria, mes tyre dhe një grup nga shkolla “Ibrahim Kodra”.  Anxhelo Zuna,  Xhuliana Xhaferaj, Kejda Dervishi dhe Endi Qose në sallën “Balsha” e Tirana International Hotel & Conference Centre u duartrokitën nga të gjithë pjesëmarrësit për punimin e tyre me titull “Pyet gjyshen”, i cili fitoi “Çmimin e Publikut”.  Falenderojmë IDMC që bëri të mundur këtë projekt, përmes të cilit ftoi të rinjtë gjimnazistë të hedhin sytë nga e kaluara dhe të reflektojnë për periudhën e komunizmit në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkolla "Ibrahim Kodra"

REGJISTROHU